• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri gazi në Rusi

-Instant, Lajme, Planet



Zyrtarët thonë se zjarri është kontrolluar nga sistemet automatike të shuarjes së zjarrit, por ende nuk është shuar plotësisht, përcjell abcnews.al.

I gjithë furnizimi me gaz i uzinës është ndërprerë ndërkohë, nuk ka qartësi mbi ndikimin në aftësinë e Rusisë për të furnizuar Evropën. Rritja e çmimeve globale të gazit javët e fundit ka ngjallur frikën e ndërprerjes së furnizimeve dimërore të karburantit për Evropën.

Por, Rusia luan një rol të madh në furnizimin me gaz të shumë vendeve evropiane, që do të thotë se prodhimi i saj ka një ndikim të fuqishëm në çmimet në tregun ndërkombëtar. Çmimi i gazit i tregtuar në tregun me shumicë ra 40 përqind pasi Presidenti Vladimir Putin sugjeroi që Rusia ishte në gjendje të rrisë prodhimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *