• |
ide | kryesore

Torino, qyteti ku do të organizohet Eurovision 2022

-Instant, Paparazzi, Slider



Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam. Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.

Qyteti pritës duhet të kishte një aeroport ndërkombëtar që është jo më shumë se 1 orë e 30 minuta larg nga ngjarja. Qyteti i zgjedhur gjithashtu duhet të përgatisë një ofertë hoteli me mbi 2.000 dhoma në afërsi të ngjarjes, e cila domosdoshmërisht duhet të zhvillohet në një infrastrukturë të brendshme, perimetër të mirë dhe të pajisur me ajër të kondicionuar sipas standardeve aktuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *