• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si ndodhi që policia greke plagosi shqiptarin në mes të Athinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga plagosja e një shqiptari ditën e premte nga policia e Athinës. I plagosuri është 35-vjeçari Klaudio Budo nga fshati Çukë i Sarandës. I riu kishte vjedhur një furostradë “Peugot” rreth orës 8.30.

Ai kishte pikasur që drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe e kishte lenë makinën ndezur. Shqiptari ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë makinën. Ajo që e ka tradhtuar shqiptarin ka qenë fakti që shoferja kishte harruar telefonin në makinë dhe nëpërmjet tij policia gjeti makinën të parkuar pas disa orësh në një lagje tjetër.

Policia nuk u nxitua dhe priti për të parë se kush do të shkonte ta merrte derisa u shfaq shqiptari. Sapo ai ka ndezur makinën, policia e ka rrethuar. Në tentativë për tu larguar ai goditi një motor policie duke plagosur njërin prej efektivëve.

Në këtë moment kolegët e tij kanë hapur zjarr duke e plagosur atë në këmbë. Budo u arrestua dhe u dërgua në spital. Ai rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje” si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë në vitin 2015. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *