• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, 4 të plagosur (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja me katër anëtarë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, ku një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja.

Të plagosur janë Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela.

Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë.

4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të gjithë të plagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet që shkak për aksidentit e rëndë ka qenë lagështira në rrugë, shpejtësia e drejtuesit të furgonit dhe parakalimi i tij i gabuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *