• |
ide | kryesore

E shantazhonte se do t’i publikonte fotot intime, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë para në këmbim të mos publikimit të fotove të saj intime. Strukturat hetimore të DVP Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi Mirvin Koni, 26 vjeç, banues në Durrës.

Më tej në njoftimin zyrtar thuhet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *