• |
ide | kryesore

FOTO/ Jo vetëm në Liverpool, edhe ish-e dashura ‘harron’ Karius: Sophia kalon nga futbolli te tenisi

-Instant, Sport



Sophia Thomalla, ish-e dashura e portierit gjerman Loris Karius, duket se ka gjetur përsëri dashurinë. Modelja mbetet te sporti, por kalon nga futbolli te tenisi, duke gjetur ngrohtësinë në krahët e Alexander Zverev. Të dy kanë qenë miq prej vitesh, por tashmë ka diçka më shumë mes tenistit gjerman dhe bashkëkombases, modele e aktore, duke bërë që të harrojë tashmë portierin e ‘kryqëzuar’ pas finales së Champions mes Reds e Real Madrid të vendosur nga gafat e tij. Në Liverpool, e më pas edhe në Turqi, gjërat nuk shkuan mirë për portierin që ish-tifozët e harruan me shumë kënaqësi, por tani edhe ish-e dashura bën të njëjtën gjë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *