• |
ide | kryesore

Inter, dy objektiva për janarin: Jovic në sulm e Nandez në mesfushë

-Instant, Sport



Pavarësisht vështirësive financiare, Interi po punon për të forcuar skuadrën në janar dhe të synojë të bëjë një përsëritje të suksesit, pas titullit të vitit të kaluar. Në veçanti, sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltrit po provojnë dy objektivë për të forcuar sulmin dhe mesfushën. Sa i përket repartit ofensiv, emri i nxehtë është ai i Luka Jovic, një profil i përvojës dhe cilësisë. Për mesfushën, Marotta po rinis bisedimet me Cagliarin për Nandez.

Në Appiano, pra, po punohet për t’i dhënë Simone Inzaghi dy lojtarë të rinj. Sa i përket sulmit, gjendja e Sanchez nuk jep garanci dhe drejtuesit e zikaltërve duket se janë të gatshëm të sistemojnë situatën me blerjen e Luka Jovic. 23-vjeçari i Real Madrid është një lojtar i nivelit dhe ka të gjitha kredencialet për të bërë mirë te Inter. Pavarësisht moshës së tij të re, ai është një sulmues me përvojë, i fortë, i vendosur dhe me një kosto të përballueshme. Karakteristika që e bëjnë atë një profil ideal për të kompletuar repartin dhe për t’i dhënë frymëmarrje Dzekos dhe Lautaros.

Sa i përket objektivit Nandez, bëhet fjalë për një rikthim të interesimit pas tentativës së kësaj vere dhe përplasjes me Cagliarin mbi vlerësimin e lojtarit dhe formulën e mundshme të operacionit. Tashmë i bindur nga projekti zikaltër, uruguaiani mund të jetë njeriu i duhur për Simone Inzaghin. Një xhol që mund të jetë shumë i dobishëm për cështjen zikaltër. E gjitha, natyrisht, me çmimin e duhur. Cagliari, në fakt, ende nuk duket i gatshëm të bëjë zbritje për lojtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *