• |
ide | kryesore

“Mbi çmimin e bursës”/ PD: Qeveria shpenzoi mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit për blerjen e energjisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike vijon me denoncimet me shifra mbi energjinë elektrike. Ditën e sotme sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu është shprehur se në tenderin e parë nga qeveria janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milionë euro.

Në total, Agalliu thotë se qeveria shqiptare shpenzoi mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ndër të tjera theksoi se nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, por korrupsioni i kësaj qeverie, aferat në këto tendera.

“Pra, 4 milionë euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare. Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milionë euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër. Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milionë euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milionë euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit”, tha Agallaiu në deklaratë.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e sotme në orën 15:00 kryeministri Edi Rama do të dalë në një komunikim mbi planin e posaçëm të ndërtuar mbi mbrojtjen e konsumatorit nga kriza energjitike.



7 Comments

  1. Nga mjekra e parruar dukesh se je i sojit te rilindjes. Keto qe i thua ti nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di.

    ka 8 vjet qe PD na thote se po vjedh qeveri, po vjedh qeveria. Kete e kemi ditur dhe e dime. Po ju kur

    s’qete te zote te mbroni votat tuaja, si mund te mroni vendin nga vjedhjet e qeverise. Kishte dhe ka vetem

    nje rruge, te cilen ju as nuk doni as nuk mundeni ta kaloni, sepse jeni edhe ju te kapur bashke me

    flokelepiresin tuaj. Nese behet gje e ben Sali Berisha, po deshtoi edhe ky atehere ky eshte fundi i

    demokracise shqiptare per nje kohe shume te gjate dhe Shqiperia do te perpelitet nen thundren

    e pameshirshme te rilindjes. Largimi nga Shqiperia do te jete opsioni i vetem e rinise shqiptare.

  2. Kjo qe ju po thoni z.Agalliu eshte per burg pa gjyq . Sepse te blesh me çmim me te lart se bursa athehere do te thote se je : ose diot , ose hajdut . Versioni i pare bie automatikisht dhe rrjedhimisht ngelet hajdutlliku .

    Por ajo qe une doja te cilesoja per rritjen e çmimit te energjise nga i gjati ine , eshte fakti se dje ne emisionin e Çanit u permend se kjo rritje çmimi ishte propozuar edhe vjet ne te njejten kohe me te njejten vlere rritjeje te çmimit te energjise . Gje qe do te thote se ky ka qene nje plan i paramenduar dhe se nuk eshte per efekt krize . Kjo thjesht eshte per te mbulluar paaftesite menaxhuese dhe korrupsionin galopant te sektit antishqiptar mavi . Kjo tregon se i gjati ine nuk e ka dashur pushtetin per te udhehequr e per te bere diçka te mire per kete vend por e ka dash dhe e do thjesht qe te mbush xhepat e tij dhe horrave e krimineleve qe e rrethojne .
    Te njeten gje po bene edhe me bregdetin , te njejten gje beri edhe me pronat e ushtrise . Skandalet e ketij te ligu nuk kane fund dhe te gjitha jane te mire menduara qe me pare dhe me nje synim te vetem , vjedhjen . Ku ve dore ku njeri i zi , grabitja eshte me siguri apsolute , ku ve dore ky i lig jo qe nuk mbine me bari por edhe dheu’ nxihet . Ne vitin e nente te qeverisjes se tij , nuk pame nje here te vetme rritje rrogash por veçse taksa dhe burg per fukarenjt dhe vetem vjedhje , korrupsion e grabitje per te dhe shpuren e tij narko-kriminale.

  3. nuk ka ndonjë shenjë që kryetari me letra i PD ta çojë nëpër mend të dorëzojë çelësat, edhe sikur takimet e Berishës t’i shkojnë në oborrin e selisë.

    Puna është se çfarë do bëjnë me atë “Lulin” tjetër, që do vijë pasi ta heqin këtë “liderin e thyer” peng të Edi Ramës. Mbase do ta presin edhe nja 12 vjet të tjera, derisa të binden se ai nuk do ta tradhtojë kurrë doktorin.

  4. Zoti Agalliu .. pse nuk ben padi penale ? Nese qendroni vetem ne formen e deklaratave , atehere eshte propagande.
    Qe njerzit te te besojne me mire , trego se ne cilen burse te energjise i ke marre keto shifra , se ka disa bursa energjie. Cili eshte cmimi per sasi te caktuara. Ka cmime te ndryshme per sasi te ndryshme te kontrakutara. Pak persona e njohin si funksjonojne bursat e energjise .
    Bej sqarimin se sa eshte pjesa e asaj shume per transportin e energjise dhe taksen e transaksjonit ne burse.
    Te dalesh keshtu pa asnje sqarim duke ju thene njerzve qe PO JU VJEDHIN pa dhene te gjitha faktet e kesaj afere , me duket me shume propagande politike.
    Dhe pastaj , populli i thjeshte qe nuk e ka idene se si qendron vertet ceshtja mbushet me mllef, frustrim , urrejtje.
    JE DEPUTET. PSERSE NUK BEN NJE INTERPELANCE ME PERFAQSUESIT E OSHES PER KETO BLERJE.
    Me mire nje interpelance parlamentare apo nje deklarate per naivet ???

  5. Kam folur thotë ai, ia kam thënë Lulzim Bashës dhe i kam regjistruar bisedat.

    Kur i regjistroi bisedën Spartak Ngjela-Berishës, Berisha një vit ka bërë politik “çimkëzi”. Tani Berisha doli çimkë vetë.

    Tani Berisha thotë Lu-ja ma solli dosjen në zyrë për Bashën. Po Berisha nuk e njoftoi kryetarin e partisë që të ka ardh një dosje? Atëherë kush ka të drejtë në këtë betejë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *