• |
ide | kryesore

“Nuk duhet të na marrë koka erë”: Reja do kualifikimin, me një skuadër që sapo ka thyer një tjetër rekord

-Instant, Sport



“Ne jemi munduar që të bëjmë lojë agresive që në gjysmën e pjesës së parë. Duhej të konkretizonim në pjesën e parë, ndoshta teknikisht nuk ishim aq të zot, prisja më shumë por është e vështirë të luash ndaj një skuadre të atij niveli se janë të fortë. Ishim në pjesën e dytë më mirë, ndonjë rast që u shfaq, doli ndonjë kundërsulm. Ne jemi të lumtur se të fitosh këtu nuk është e lehtë, jemi aty, do të luajmë shanset që kemi dhe të shoshim nëse e arrijmë ëndrrën tonë”. Edoardo Reja nuk mund të mos jetë i kënaqur nga një rezultat i tillë e nga një performancë si ajo në Budapest. Sot është momenti i vetëm për të festuar sepse nga nesër mendja shkon te Polonia, sfida vendimtare për vendin e dytë në Grupin I.

E megjithatë, gjëra për tu korigjuar ka. Rastet e humbura në mënyrë flagrante nga Uzuni, i vetëm me portierin në tre raste, e ajo shtyllë e hungarezëve që mund të sillte një tjetër humbje të pamerituar, vazhdojnë ta shqetësojnë teknikun italian: “Jam i kënaqur nga të gjithë se desha lojtarë ku një të ishte më i aftë teknikisht për të mbajtur topin. Pastaj bëhen llogaritë në bazë të kundërshtarit, desha përpara lojtarë që bëjnë presing. Çikalleshi bën trysni, dhe Uzuni gjithashtu. Ia dolëm shpesh të merrnim topin e kundërsulmonim. Jo gjithmonë, por bëmë në ndeshjen dhe ia dolëm. Ky ekip ka ndryshuar mentalitetin, zakonisht ishim më të tërhequr, ndërsa tani më ofensiv. Sot kishim 3 raste për gol e duhej të konkretizonim më parë e të vuanim më pak deri në fund”.

Tre pikët në Budapest shënojnë një tjetër rekord për kuqezinjtë: asnjëherë më parë në historinë tonë nuk kishim arritur të grumbullonim 15 pikë në grupet eliminatoreve qoftë të Europianit dhe ato të Botërorit. Në vitin 2016, kur u kualifikuam në Europian, arritëm ta bëjmë me 14 pikë, nën drejtimin e Gianni De Biasit. “Kjo skuadër tani fillon të besojë, e bindur te mundësitë që ka, e bindur se mund të qëndrojmë në këtë nivel. Por nuk duhet të na marrë koka erë, të punojmë, bëjmë sakrifica dhe me grupin ecet para. Ne mund të humbasim ndeshje me Poloninë e Anglinë, por do të jetë e vështirë edhe për ta se jemi skuadër që ka konkretizim në lojën që ka, kemi mënyrë të luajturi. Jemi gati të plotësojmë edhe disa mangësi taktike kur ndodhin e përballojmë skuadra të forta. Kjo është një skuadër që ka marrë pjekuri të mirë”, përfundoi Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *