• |
ide | kryesore

Përdhunoi për 3 vite me radhë të bijën e mitur, dënohet me 8 vite burg 51-vjeçari nga Kurbini

-Instant, Lajme, Të fundit



51-vjeçari me inicialet Sh.I. nga Kurbini, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e së bijës është dënuar me vetëm 8 vite burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin. përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar me aktin e rëndë për 3 vite me radhë.

51-vjeçari u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një emision investigativ, ku u gjet fajtor për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

” Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” tregonte 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi i ati nuk kishte ditur më të ndalej, edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij. Me kalimin e kohës sa vinte e bëhej edhe më e rendë për 18 vjeçaren situata derisa arriti të denoncojë rastin dhe të shpëtojë dhunës seksuale të babait.



5 Comments

  1. keto jane ligjet dhe drejtesia shqiptare. Nese vertet ky eshte fajtor pertej cdo dyshimi, si mund te denohet vetem 8 vjet, kur sipas ligjit nese ke ndertuar katin e dyte pa leje ne shtepine tende denohesh me 15 vite
    burg. Keta ligjvenesit tone qe hartojne ligje te tilla shpoporcionale jane me te keqinj se ky qe ka kryer nje veprim te tille te perbindshem. Ky eshte turpi i drejtesise.

  2. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist by A.B. Jamieson

  3. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist by A.B. Jamieson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *