• |
ide | kryesore

U identifikua nga kamerat e sigurisë: tifozi racist që ofendoi Koulibaly përjashtohet për 5 vjet

-Instant, Sport



Autoritetet kanë identifikuar personin përgjegjës për thirrjet raciste kundër Kalidou Koulibaly në fund të ndeshjes Fiorentina-Napoli. Personi ishte në kthesën Fiesole dhe, sipas qartësimeve, ai është autori i vetëm i frazave ofenduese kundër mbrojtësit të miqve. Te identifikimi i të riut 30-vjeçar, që banon në provincën e Firences, policët arritën pasi kishin vëzhguar imazhet nga kamerat e stadiumit, duke përzgjedhur shkrepjet e bëra prej tyre. Këto verifikime, falë edhe bashkëpunimit të Fiorentinës, bënë të mundur identifikimin e grupit në të cilin ishte i dyshuari.

Identifikimi i personit u bë gjithashtu i mundur nga vizionimi që policët bënë mbi 5000 hyrjet në stadium në kthesën e lartpërmendur. Në fund të aktivitetit, krahasimi midis imazhit të nxjerrë nga kamerat e stadiumit dhe atij të marrë nga hyrja për në Fiesole, nuk i la asnjë dyshim për identitetin e tifozit, i cili u raportua te Prokuroria Publike e Firences për kryerjen e akteve të diskriminimit racor.

Për tifozin u lëshua një përjashtim për 5 vjet, kohëzgjatja maksimale e masës së zbatueshme për ata që kanë një regjistër të pastër; e njëjta gjë iu raportua Fiorentinës për miratimin e masave adekuate në lidhje me shkeljet e rregullave të përdorimit të stadiumit. Hetime të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të sqaruar sjelljen e anëtarëve të tjerë të grupit në të cilin ishte përfshirë tifozi i raportuar, në mënyrë që të identifikohen sjelljet që janë të rëndësishme nga pikëpamja kriminale dhe administrative.

Koulibaly kishte raportuar incidentin në mediat sociale duke ngritur zërin: “Majmun i m**it. Ata më quajtën kështu. Këta persona nuk kanë asnjë lidhje me sportin. Ata duhet të identifikohen dhe të mbahen jashtë stadiumeve: përgjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *