• |
ide | kryesore

Video/ Digjet stadiumi i Andorras, në grup me Shqipërinë: shenja të zeza në fushë, por me Anglinë do të luhet

-Instant, Sport, Video



Ndeshja mes Andorrës dhe Anglisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, do të luhet rregullisht sonte në orën 20.45 përkundër zjarrit që shpërtheu dje në Estadi Nacional. UEFA ka njoftuar se ndeshja do të luhet rregullisht e përforcuar kjo edhe nga një zëdhënës i Federatës së Futbollit të vendit të vogël në kufirin mes Francës dhe Spanjës, në një dalje në TV shtetëror Andorran. “Asnjë dëm personal nuk është raportuar, vetëm dëme materiale,” tha zëdhënësi. “Programi do të vazhdojë siç ishte planifikuar dhe ndeshja do të zhvillohet pa probleme,” shtoi ai.

Dje një zjarr shpërtheu papritur në stadium, i cili u shua vetëm falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Fotografitë treguan shenja të zeza të lëna në fushën artificiale dhe era e tymit arriti gjithashtu deri në hotelin ku ishte akomoduar ekipi anglez. Situata, më pas, u kthye në normalitet dhe për fat të mirë fusha nuk pësoi dëme të tilla që të komprometojë rregullsinë e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, në të njëjtin grup ku bën pjesë edhe Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *