• |
ide | kryesore

Britney Spears, së shpejti me një libër

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja,Britney Spears ka zbuluar së fundmi se po shkruan një libër.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Britney postoi një imazh të një dore që mbante një stilolaps, së bashku me një mbishkrim .“Unë jam duke shkruar një libër për një vajzë që u vra … megjithatë fantazma e saj ngec në harresë për shkak të traumave dhe dhimbjeve dhe ajo nuk di si të kalojë në botën që ka njohur!!!! Pasi u bllokua në harresë për tre vjet, ajo është një fantazmë që lulëzon nga reflektimi i saj në pasqyrë për ekzistencën.Ajo nuk ka askënd të cilit mund t’i besojë, por diçka ndodh dhe kupton se si të kalojë në botën ku është familja e saj!!!! Duke dalë nga limbo, ajo ka një vendim për të marrë … përshëndetur të njëjtët njerëz që e vranë ose krijuan një jetë krejt të re.”, ka shkruar këngëtarja në postim. Ky libër vjen pasi këngëtarja fitoi lirinë nga babai i saj dhe kujdestaria ligjore 13-vjeçare. Për këtë arsye fansat janë të bindur se libri do të tregojë historinë e saj.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *