• |
ide | kryesore

DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë

-Instant, Lajme, Të fundit



Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që ꞔmimet janë në qiell?

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizws energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milion euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Vend i pasur me burime ujore, por …

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës.”

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel. “Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.”

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV. Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet.

Nga ana e saj opozita e konsideron krizën energjitike pasojë të korrupsionit dhe të keqmenaxhimit./DW



6 Comments

  1. Kejo qeveri tabelen e shumzimit e dika per mendesh si luli 7×7 kjo esht loja e edvinit ne me ngritjen e energjis do paguajm vaksinat ne te gjith europen punto .

  2. Lexoi ndonjeri fjlaen ‘Paradox” ne ate qe ka shkruar D.W ?
    Ku ehste paradoxi ketu ?
    Kur e kemi ne me bollek , kane dhe te tjeret prandaj cmimi i shitjes eshte i ulet.
    Kur ne nuk kemi , nuk kane as te tjeret pranda prandaj dhe cmimi eshte i shtrenjte.
    Ku eshte paradoxi ketu ?

  3. NUK E KANE PROVUAR BURGUN PRANDAJ SHIJN E KORRIN PA FIRO KETO BUSHTRA TE MAVJOSURA.
    POR AJO QE TE TREMB ME SHUME ESHTE SE KETA NUK KANE FRIKE FARE DHE PO ABUZOJNE AKOMA ME KEQ SE ME PARE . KUSH JUA JEP KETE SIGURI KETYRE KURVAVE MAVI ? KRYEKURVA 2M .

  4. Për tërë ata që komentojnë kot. Ekziston një studim nga ekspertë të huaj në Kosovë që ga 2004 e që thoshte se bashkëpunimi Shqipëri Kosovë dhe bashkimi i sistemit energjetik do zgjidhte problemet e të dy vendeve. Shqipëria prodhon nga burime hidrike kurse Kosova ka linjitin, në kohën kur Shqipëria ka reshje të bollshme shiu duhet të furnizojë Kosovën. E kundërta në periudhë thatësire , Kosova rrit prodhimin dhe furnizon Shqipërinë. Po vëllau i Vuçiç nuk ka interes ta bëjë këtë.

  5. E di ku qendron paradoksi ,ai qendron ne faktin se blerja dhe shitja ndodhin edhe ne te njejten kohe si sivjet ku sipas z. Elezi ish drejtor juridik i ERE-s , KESH-i shiste jashte me cmim 20- 30 Euro / MW dhe ne te njejten kohe OSHE-ja blinte me cmim130Euro/MW nga tregu i jashtem dhe shitjet beheshin me cmim shume me te ulet se bursa.Pse nuk ja shiste KESH-i OSHE-se ose OSHE-ja t’ja blinte KESH-it dhe kursehej para e popullit. Por duhej fituar nen dore edhe ne shitje edhe ne blerje , a s’eshte ky nje paradoks?

  6. po kjo kusia eshte kusia. 7 kamjona thy per 7 bataljona. keshtu e ka katandis veten ky popull paradoksalisht.nuk dim te ruajm as pasurit tona.a pika ne te gjitheve pse sna bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *