• |
ide | kryesore

Neymar befason Brazilin: “Do jetë Botërorin im i fundit, nuk e di nëse do kem ‘kokën’ për të vazhduar”

-Instant, Sport



Turneu që do të zhvillohet në Katar “mendoj se do të jetë Kupa ime e fundit e Botës, nuk e di nëse do të kem ende forcën mendore për t’u përballur me futbollin”. Fjalët e Neymar, kampionit të PSG i cili në ditët e Kupës së Botës 2026 do të jetë 34 vjeç janë thënë në një dokumentar në Dazn, “Neymar jr. dhe linja e mbretërve”, që ripërshkon gjithashtu edhe historinë e futbollit brazilian”.

“Kështu – vazhdoi 29 -vjeçari – do të bëj gjithçka për t’u paraqitur mirë, dhe për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën që kisha si fëmijë. Dhe shpresoj ta bëj”. Idhulli i tij, rrëfen ai, është Ronaldinho, i cili te Barça luajti përkrah Messit, ekzaktësisht si Neymar, me Pleshtin edhe sot në Paris. “Ai ishte një magjistar, me aftësinë për të bërë veprime që të linin pa fjalë – thotë O Ney -. E krahasoj veten shumë me të për stilin e lojës që na bashkon. Nisemi nga ana e fushës për të kërkuar qendrën e fushës, duke u përpjekur të driblojmë sa më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *