• |
ide | kryesore

Paralajmërimi/ Java e ardhshme sjell stuhi, rrebeshe dhe dëborë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë ka bërë një paralajmërim të fortë për ndryshimin e motit javën e ardhshme të cilin e kanë cilësuar befasues. Kjo për shkak se në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

“Moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme. Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së henës e të enjtes do të marrin karakter rrebeshesh.

Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë përveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.

Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje” – thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë. ©LAPSI.al

No photo description available.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *