• |
ide | kryesore

Pas Angelina Jolie,këngëtari i njohur emërohet Ambasador i Vullnetit të Mirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur,The Weeknd ka zbuluar se i është bashkuar Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, si Ambasador i Vullnetit të Mirë.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, është duke bërë punë urgjente dhe të rëndësishme për të ndryshuar dhe ruajtur jetët në baza ditore dhe unë ndjehem i pasionuar për të adresuar urinë botërore dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”, u shpreh ai në një ceremoni special që është mbajtur në Los Angeles.The Weeknd është i njohur për veprat e tij humanitare dhe së fundmi ka dhënë një donacion me vlerë 1 milion dollarësh për Programin e OKB-së për ndihmë në luftimin e urisë në botë.Ky veprim i këngëtarit vjen pas atij të Angelina-s, e cila para shumë vitesh u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë dhe vazhdon të mbajë këtë titull.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *