• |
ide | kryesore

Po përgatisnin akte terroriste/ Arrestohen 5 persona në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



5 persona janë arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se po përgatisnin akte terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit është zhvilluar një operacion nga Policia e Kosovës që ka çuar në prangosjen e 5 personave. Në banesat e tyre janë gjetur materie eksplozive, armë zjarri, dron si dhe armë anti-tank.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për 5 personat e ndaluar. Ende nuk bëhet me dije asnjë detaj tjetër lidhur me identitetin e tyre. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Hahaha. vertet mo?e zgjepsa si late rehat njerzit me hallet qe kan.po do justifikoni rrogat e mutit dhe ju.pisa.

  2. akte terroriste kunder kujt? apo i fusni njerezit ne gracke kot?
    ne jemi nje gjak dhe nuk kemi ke te godasim e terrorizojme perveçpushtave te pushtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *