• |
ide | kryesore

Shaqiri “vishet” drejtpërdrejtë në TV me xhaketën e UÇK: ndalet personi që theu sigurinë

-Instant, Sport



Xherdan Shaqiri bën xhiron e internetit, por jo për atë që bëri në fushë në fitoren 2-0 të Zvicrës kundër Irlandës së Veriut, por për episodin që i ndodhi në transmetim direkt, në kohën kur futbollisti po jepte një intervistë. Një eksponent i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), sipas asaj që citojnë mediat italiane, (por që fare mirë mund të ishte edhe një tifoz kosovar), i vendosi në krah një xhaketë me logon e organizatës Shaqirit, në kohën kur ish-futbollisti i Bayern Mynih, Inter, Liverpool e tani tek Lyon, me origjinë kosovare, ishte i angazhuar në intervistën me RSI (radio dhe televizion zviceran në gjuhën italiane): ai e hoqi menjëherë atë dhe tifozi u bllokua nga policia, por “rasti”, ashtu siç ishte, doli drejtpërdrejt në televizion.

Dinamika ende nuk është përcaktuar, por nuk është e qartë sesi një person me atë xhaketë arriti të hyjë në stadiumin e Gjenevës, duke iu shmangur kontrolleve të ndryshme. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte një organizatë ushtarake kosovaro-shqiptare, por që është përfshirë në 1998 në listën e OKB-së të organizatave terroriste.



2 Comments

  1. Ne UÇK e dime ushtrine çlirimtare te Kosoves dhe jo organizate terroriste. Na i sqsroni kete pune dhe mos lejoni propaganden serbogreke te triumfoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *