• |
ide | kryesore

Video/ Balaj nuk ia del, Gjimshiti operohet të hënën: ja situata e kuqezinjve para sfidës me Poloninë

-Instant, F1, Sport, Video



Festa për fitoren me Hungarinë dhe ditëlindjen e teknikut Edoardo Reja zgjati vetëm pak orë në Budapest. Koha shtrëngon me sfidën tjetër vendimtare, atë kundër Polonisë, te porta dhe Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë pas ndeshjes drejt Shqipërisë për të mbërritur në orët e para të mëngjesit në kompleksin Tropikal në Durrës. Paraditja ka qenë pushim, ndërsa pasdite i gjithë grupi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, me lojtarët të cilët nuk u aktivizuan që punuan më shumë në fushë, ndërsa lojtarët të cilët u aktivizuan bënë vetëm pak ushtrime shkrydhëse.

Sipas asaj që bëhet e ditur, i gjithë grupi është i plotë me përjashtim të Bekim Balajt dhe Berat Gjimshitit të dëmtuar. Mbrojtësi pësoi një frakturë në krah gjatë ndeshjes me Hungarinë dhe të hënën do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Përveç Balajt e Gjimshitit ndaj Polonisë do të mungojë edhe Endri Çekiçi i skualifikuar për shkak kartonësh. Të hënën trajnerit Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha do të dalin në konferencën zyrtare për media në ora 13:00, ndërkohë që ekipi do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

Kuqezinjtë do të përballen të martën me Poloninë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në atë që mund të quhet një finale për vendin e dytë të Grupi I në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” e që mund të përkthehet në një biletë për fazën play-off.

https://youtu.be/O3jQYYWAEFc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *