• |
ide | kryesore

Video/ Belgjika e ‘mallkuar’ nga shtyllat, Italia rrëmben vendin e tretë në Nations League

-Instant, F1, Sport, Video



Me dy gola në pjesën e dytë, Italia merr vendin e fundit në podiumin e Ligës së Kombeve. Belgjika mposhtet 2-1 falë Barella e penalltisë së Berardit. Të besuarit e Martinez, megjithatë, pasi goditën dy traversa dhe një shtyllë, shkurtuan diferencën me De Ketelaere, disa minuta para fërshëllimës së fundit.

Mancini ndryshoi mesfushën duke i dhënë hapësirë Pellegrinit dhe Locatellit, të vendosur në rolin e organizatorit qendror. Përpara, tekniku vendosi të luajë me qendërsulmues tipik, me Raspadorin, të pozicionuar mes Berardit, në të djathtë dhe Chiesa në anën tjetër. Në mbrojtje, me Bonucci të skualifikuar, në fushë zbriti dyshja Acerbi-Bastoni. Martinez luajti gjithashtu pa tridhëmbëshin e rëndë (De Bruyne-Lukaku-Hazard). Parimet e lojës së dy skuadrave, të ndihmuara nga një përdorim i kufizuar i presingut, janë të ngjashme: kërkimi i një njeriu të lirë në gjysmë hapësira dhe hapje në krahë. Në dy minutat e para Chiesa gati shënoi në dy raste, ndërsa në anën tjetër Batshuayi provoi pa sukses. Me rritjen e agresivitetit, Italia arriti të rikuperojë topa në zonën ofensive duke impenjuar Courtois me Berardi e Raspadorin, por rasti më i mirë ishte i Batshuayi, që goditi traversën me Donnarumma të mundur. Në fund të pjesës së parë, Italia u kufizua të mbrohet, duke ia lënë iniciativën Belgjikës, e cila megjithatë ndërton shumë, por përfundon pak.

Rinisja e lojës nuk mund të ishte më e mirë për italianët. Në zhvillimet e një goditje këndi, Barella lëshoi një të djathtë fluturimthi që mposhti Courtois. Martinez hodhi në fushë edhe De Bruyne dhe De Ketelaere për Tielemans dhe Saelemaekers duke i dhënë një impuls të ri ofensiv ekipit të tij, që goditën sërisht traversën me Batshuayi. Por në momentin më të mirë të belgëve Castagne pengon Chiesa në zonë dhe Berardi shënoi golin e dytë me penallti. Belgjika reagoi, por kundër fatit nuk mund të dalë: edhe Carrasco goditi shtyllën para se De Ketelaere të ngushtonte rezultatin. Vendi i tretë në Ligën e Kombeve për kampionët e Europës dhe, mbi të gjitha, për Mancinin kënaqësia për të gjetur lojën e bukur të Italisë edhe pa titullarë të rëndësishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *