• |
ide | kryesore

Video/ Fitore me 84,48% në zgjedhje për Rui Costan: është presidenti i ri i Benficas

-Instant, Sport, Video



Manuel Rui Costa është presidenti i ri i Benficas. Ish-lojtari i kombëtares portugeze dhe natyrisht klubit kryeqytetas është votuar nga shumica e 40 mijë anëtarët e klubit, duke mbledhur 84.48% të votave kundrejt 12.24% të kundërshtarit të tij, Francisco Benitez. Mandati i tij do të zgjasë katër vjet, deri në vitin 2025. Rui Costa u emërua president i përkohshëm i klubit luzitan pas arrestimit dhe dorëheqjes së Luís Filipe Vieira korrikun e kaluar.

Rui Costa, që e nisi dhe e përfundoi karrierën e tij si lojtar me Benfican, do të udhëheqë klubin e Lisbonës për një mandat katër vjecar, pasi kaloi 12 vjet në Serie A ku njohu edhe sukseset e mëdha në botën e futbollit. 49-vjecari arriti në 1994 dhe shpenzoi 7 vjet tek Fiorentina, duke e ndihmuar klubin të fitonte dy Kupa të Italisë, përpara se të bashkohej me Milan në vitin 2001. Ai vazhdoi sukseset me kuqezinjtë, duke fituar Champions League në 2002-03 dhe titullin kampion në Serie A në sezonit 2003-04.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Lisboa e Benfica (@slbenfica)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *