• |
ide | kryesore

Video/ Franca adhuron përmbysjet: Deschamps rrëmben Nations League, duke thyer 1-2 Spanjën

-Instant, F1, Sport, Video



Francia është fituese e edicionit të dytë të Uefa Nations League. Bleus mposhtën 2-1 Spanjën në finalen e San Siros dhe e bëjnë sërisht me përmbysje, si ndodhi në gjysëfinalen me Belgjikën. Pas një ore të mërzitshme loje, Furitë e Kuqe kaluan në avantazh me Oyarzabal (64′), por të besuarit e Deschamps u përgjigjën menjëherë me një kryevepër të Benzema (66′). Ai që i dhuroi suksesin francezëve ishte Mbappé, që shfrytëzoi një asist të Theo Hernandez në minutën e 80′.

Një diagonale e shkëlqyer me të majtën nga Kylian Mbappé, që i shpëtoi pozicionit jashtë loje, në asistin e lojtarit të Milanit, Theo Hernandez në stadiumin e tij, San Siro, vendosi finalen e Ligës së Kombeve. Sulmuesi i PSG niset përtej mbrojtësit të fundit, por e rikthen në lojë ndërhyrja në rrëshqitje e Eric Garcias, përpara se t’i arrijë topi. Rezultati 2-1 përballë Spanjës së re dhe të talentuar shkruan emrin e Francës në regjistrin e artë të kompeticionit, dy vjet pas suksesit të Portugalisë në edicionin e parë: ndoshta nuk do të fshijë zhgënjimin e Kampionatit Evropian, por ndërkohë Deschamps ngrihet në këmbë, duke marrë një trofe tjetër në shtëpi.

Gjithçka ndodhi në gjysëm orën e fundit: avantazhi i Oyarzabal, barazimi i Benzema, goli vendimtar i Mbappé dhe të paktën dy mundësi të arta në këmbët e Oyarzabal dhe më pas të Yeremi Pinos të shpëtuar nga dy ndërhyrje fantastike të Lloris, që vlejnë si dy gola të shënuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *