• |
ide | kryesore

Vulin i përgjigjet Ramës: Bashkimin Shqipëri – Kosovë do ta ndalë “bota serbe”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi se bashkimi Shqipëri-Kosovë mbetet një aspiratë e tij”.

“Kur Rama tha se ka për qëllim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë, vendet ballkanike heshtën, UNMIK që kontrollon Kosovën sipas Rezolutës 1244 heshti dhe BE nuk po lëshon qëndrimin e famshëm “të përmbahen të dyja palët”, – tha ministri serb.

“Unë bëj thirrje për unitet të serbëve dhe them se qëllim i gjeneratës sonë është krijimi i “Botës serbe”, – është shprehur Vulin.

“Çdo gjë që lejohet për shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të ndalohet për serbët. Pengesa e vetme për “Shqipërinë e Madhe” dhe forca e vetme që do të mundësojë që serbët të mos drejtohen nga të tjerët është uniteti politik serb dhe krijimi i një “bote serbe”. Shpresoj që të gjithë ata që heshtin për deklaratën e Ramës për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” do të heshtin kur ne serbët të flasim për “botën serbe” “, shtoi ai.

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë” kreu i qeverisë Rama u pyet nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama u përgjigj duke thënë se: “Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme”.



6 Comments

  1. Ku shkel sorrrosi mbin kolera per boten e trete apo afriken e bardhe Shqiperi.

    Forca ROMS, yrysh perpara me miellin serb, myte fare me pazaret mrapa krahve.

  2. Rama bën deklarata të tilla kartën për të marrë një përgjigje të tillë.Një harmonizim i përkryer!!!Dhe kjo e ka një gjë. Sorrosi që mbështet pansërbizmin.Kundërvënie e hapur ndaj Europës. Por duhet ta dinë që ka një Një panballkanizëm kundër.

  3. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha.O Gimi mos u fut kaq thelle ngatarrohesh njelloj si komunisti salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *