• |
ide | kryesore

Pse edhe në më të keqen e saj “foltorja” e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati Ramës



Të dielën në mbrëmje në PD ka ndodhur një përplasje që është rrjedhojë e drejpërdrejtë e konfliktit në të cilin është ngërthyer kjo parti. Në njërën anë qëndronte Oerd Bylykbashi që ka dalë hapur në mbështetje të “Foltores” së Berishës dhe në tjetrën kryetari aktual, Basha. 

Tema e diskutimit që Lapsi.al e ka raportuar në detaje ka qenë: Si duhet të sillemi ndaj ofertës së qeverisë për të ndryshuar kushtetutën në lidhje me zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Lexo me tej:

“Në pazar me Ramën”. Plas keq në kryesine e PD

Eshtë shumë interesante të shihet se si janë komportuar palët. 

Bylykbashi ka mbajtur qëndrimin se, nëse kjo bëhet, pa e kushtëzuar edhe me reforma të tjera, si psh. ndryshimi i sistemit zgjedhor që i i jep Ramës sa herë të dojë fitoren në tavolinë, një gjë e tillë do të qe në dëm të PD-së. 

 Qasja e Bashës ka qenë hileqare dhe dredharake. Ai nuk është shprehur për thelbin e çështjes. Ai nuk ka pasur një version të vetin se si duhet ti përgjigjet partia që kryeson ndaj një problemi tashmë të hedhur në tavolinë, si ai për të dhënë votat për ndryshimin e kushtetutës. Ai është marrë me cicmice, me kunja mbi bashkëbiseduesin duke e pyetur se ku e di ai ekziston ndonjë ofertë dhe pazar.

Pikërisht kjo lloj politike pa shtyllë kurizore po e fut PD në qorrsokak. Ajo e ka atrofizuar opozitën, i ka shndërruar deputetët e saj në lolo të urdhrave të ambasadorëve dhe i ka brejtur besueshmërinë deri në pikën më ekstreme.

Pak ditë më parë, e pashë më keqardhje një nga kritikët dhe njohësit më të mirë të reformës në drejtësi, Enkelejd Alibeajn, tek mundohej ti bishtnonte pyetjes nëse partia e tij do ti votonte ndryshimet kushtetuese (shiko ketu). Edhe personalisht, qoftë në debate televizive, qoftë në biseda private, kur i kam pyetur të zgjedhurit demokratë se çdo të bëjnë me këtë çështje, ata kanë ngritur supet në injorancë të plotë.  

Dhe për çfarë! Për një problem që duket në letër tejet i thjeshtë. PD prej kohësh ka mbajtur qëndrime të qarta se vettingu ka qenë selektiv dhe i politizuar. Ajo ka denoncuar njerëzit e afërt me qeverinë, që e kanë drejtuar atë dhe gjyqtarët apo prokurorët që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë prej tij. Dhe tani, kur edhe nga ana profesionale ai po rezulton një dështim (në pesë vite kanë arritur të filtrojnë vetëm gjysmën e 800 kandidatëve që duhej të kalonin nëpër duar), PD po shpreh dilema nëse kësaj maskarade i duhet zgjatur jeta. 

Ndonëse ish deputeti Genc Pollo kishte 100% të drejtë kur thoshte se një votë pro do të qe më e fëlliqur se ajo që dhanë kolegët e PS-së për shembjen e teatrit, eksponentët e opozitës vijojnë të jenë të mëndyshur.

Po nga burojnë këto dilema? 

Ato janë pasojë logjike e qëndrimeve, as mish as peshk, të Lulzim Bashës. Eshtë krejtësisht e pa logjikshme dhe e pa moralshme, që ai të mos shpalosë kredon e tij për një çështje kaq themelore. Ai nuk mund të sillet si në kohën e paktit me Ramën në 2017, si atherë kur nxori gjysmën e krerëve nga listat elektorale, po si në rastin kur përjashtoi Berishën. Ai nuk mund ta anashkalojë këtë pikë kyçe të reformës në drejtësi pa debat në parti dhe në fund të thotë kështu e mendova dhe vendosa vetë, për të lehtësuar të tjerët, ndërkohë që mund të hyjë në pakt personal me qeverinë apo të kapet për veshësh nga ambasadorët. 

Basha nuk e ka më lluksin për tu sjellë si autokrati i pakicës. Dhe pikërishtë në këtë pozicion të ri e ka vënë “foltorja” e Berishës dhe mbështetja që ajo po merr nga demokratët. Sado dyshime që të ngrihen, sado gënjeshtra që ti zbulohen, sado inkoherenca ti kapen, lëvizjes së Berishës i duhet njohur një meritë, ajo po e zgjon PD prej sundimit të një liliputi. Qoftë me thirrjet reale për më shumë demokraci të brendëshme, qoftë me akuzat komplotise për pakte të fshehta me Ramën, lideri historik po e bën PD të jetë më e kujdesshme.

Në këtë prizëm duhet parë edhe debati i fundit i Bylykbashit që s’do të kishte ndodhur kurrë më parë, në kushte të tjera.

Natyrisht, vetë duhet ta bëj të qartë, se jam kundër asaj që propozon ai. Ai mund të mbrojë interesat e PD, duke ofruar një këmbim mes votës për zgjatjen e vettingut dhe marrjes mbrapsht të ndryshimeve në sistemin zgjedhor. Ato vërtet mund të ndihmojnë opozitën për një objektiv katë vjeçar, por janë në dëm të publikut, pasi dërmojnë përfundimisht reformën në drejtësi.

PD-së, nëse i ka mbetur edhe një fije e vetme morali politik është e dënuar mos e votojë zgjatjen e jetës së organeve të kapura të vettingut. Ajo mund të japë votën vetëm për përmbysje radikale, duke i filtruar gjysmën e mbetur të gjykatësve dhe prokurorëve me njerëz të rinj dhe me metodologji të re.Ajo nuk mund të bëjë pazar me një gjë që afekton regullat e bashkëjetëses të të gjithëve me objektivin e zgjedhjeve të ardhshme. 

Por, pavarësisht kësaj, pra ndonëse nuk mund të jesh dakord me rrugën që ofron Bylykbashi, rëndësi ka se në PD kanë filluar të zgjohen dhe të japin opinione kundër gjumit të Bashës pjell kusisa. Ndaj qoftë dhe për këtë, ‘foltorja” ka një efekt pozitiv.  

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Per te kuptuar cfare perfaqeson PD-ja aktuale, dhe ne menyre te vecante kryetari i saj, mjafton te bejme nje pyetje te thjeshte, por mjaftueshem logjike: Nese ne mase te madhe, per te mos thene 100 %, baza e partise eshte kundra kryetarit aktual dhe ai vete e kupton qe nuk e gezon mbeshtetjen e saj, atehere perse ai vazhdon te qendroje ne krye te partise??!
    Pergjigjja eshte fare e thjeshte, ky person gezon perfitime te medha ekonomike nga fakti qe thjesht ben opoziten fasade. Ne te kundert cdo njeri normal, me kredo moralo-politike, qe ka qellim ardhjen ne pushtet dhe e kupton qe tashme ka humbur edhe vete mbeshtetjen e bazes se vet votuese do te largohej.

    Mbajtja peng e vules se partise si aksione te shkembyeshme per favore duke perdorur trupen e madhe votuese te PD-se, mundin, vuajtjet, sakrificat, si dhe padrejtesite qe u jane bere atyre gjate ketyre viteve eshte jo me pak se nje maskarallek i nje jude pa asnje ndjesi njerzore. Ndaj ai person eshte me i urryeri nder demokrate sot. Ai eshte misherimi i nje njeriu te lig, te pabese, dhe te paskrupullt qe eshte i gatshem te beje cdo gje per perfitime personale.
    Sa per reformen ne drejtesi Bushat, mjafton ti kujtojme shqiptareve, ne vecanti atyre qe kane pune me gjykatat, qe Shqiperia nuk ka gjykata Apeli, Gjykata e Larte funksion me 7 gjyqetare nga 19 qe duhet te kete dhe rreth 35 mije deri ne 40 mije dosje qe presin shqyrtim, dhe po ashtu Gjykata Kushtetuese akoma pas kaq vitesh funksionon me 6 anetare nga 9 qe duhet te kishte. Ja kjo eshte reforma e famshme ne drejtesi.

  2. Z. Bushati, pervec frazes se fundit “…të japin opinione kundër gjumit të Bashës pjell kusisa” qe eshte e pakuptueshme, cdo gje qendron ne shkrimin e mesiperm. Por per ta thelluar analizen , duhet filluar cdo gje nga rrenjet e se keqes ne PD ne rastin konkret, por edhe ne PS. Kryetaret e partive ne Shqiperi ngulen ne ate karrike dhe, sic pati thene nje here Bepe Grillo, jane si midhjet qe ngjiten ne shkembinjte nenujore dhe nuk ka gje qe t’i shqise nga aty. Po te besh nje historik te shkurter te me shume se 30 viteve demokraci, do veresh se secili nga lideret e partive kryesore ka krijuar kultin e vet te individit dhe ne njefare menyre ka qene autokrat. Rama, i futur njelloj si Berisha per te marre freret e levizjes antikomuniste te viteve ’90, e urren Berishen se e spostoi dhe e nxori jashte loje. Por nga ana tjeter, adhurimi i Rames per Berishen eshte i jashtezakonshem. Po te vihet re me kujdes, Rama imiton Berishen e fundshekullit te kaluar edhe ne detajet me te vogla. Natyrisht ka edhe detaje qe jane pak me ndryshe sepse kohet kane evoluar, por ngjashmeria ne mes te dy lidereve ne drejtimin e partise dhe te shtetit, eshte shume e madhe. Diferenca kryesore dhe qe bie ne sy, eshte se Berisha eshte me inteligjent dhe me punetor, nderkohe qe Rama inteligjencen e tij e shpreh vetem me batuta qe tashme jane bere bajate dhe qe vetem ndonje i spiropalizuar mund t’i pelqeje. Basha nga ana tjeter, i adhuron te dy dhe nen masken e “djalit te urte”, mundohet te jete nje lider si Berisha dhe Rama. Ne ndryshim nga Berisha, Basha nuk eshte as inteligjent, as guximtar dhe aq me pak punetor. Ne ndryshim nga Rama, Basha nuk ka asnje aftesi per batuta dhe aq me pak ka aftesi te mbaje fjalime. Basha do qe te jete nje lider autoritar dhe ketu ngjason shume me Berishen, ama pelqen shume edhe lekun dhe ketu ka zili Ramen. Nga viti 2017 e kendej, Basha jo vetem qe nuk ka fituar nje beteje politike, por eshte zbythur me turp duke shkelur me pafytyresine me te madhe cdo vije te kuqe qe e kishte vene vete.Nese e keni vene re, qekur kane filluar foltoret, Rama eshte me i nxire ne fytyre dhe del me rradhe ne TV (nga frigoriferi dhe ne lavatricja ka ca kohe qe eshte larguar). Emisionet televizive per politiken jane bere bajate dhe ne shumicen e rasteve, kuptohet se cfare do thote X apo Y e per kete arsye te premten nderrova kanal kur pashe Ramen tek Zone e lire, por nje mik me beri te nderroj mendje. Ne ate kohe ne studio ishte edhe Curi dhe me pas erdhi edhe Lapaj. Rama ne ate mision ishte per t’u meshiruar dhe thirrja ne fund e asaj doktoreshes turke, specialiste per fekondimin ne vitro, i vuri kapakun cdo gjeje. Por le te kthehemi tek tema. Ne momentet aktuale, ato qe po quhen foltoret e Berishes, sado paradoksale qe te duken, jane nje sulm i Berishes ndaj berishizmit. Berisha, pavaresisht se nuk po e ben kete thjesht per te demokratizuar partine, eshte aq i zgjuar sa ta kuptoje se cfare duan militantet e se djathtes dhe militantet e se djathtes e sidomos konservatoret, nuk jane repart ushtarak qe te rine gatitu e t’i binden urdhrave te njeshi. Ne ato foltore shpesh ka gjuajtje me rreze e larget qe pavaresisht se shumica nuk i kupton dhe ne dukje jane dicka shume e thjeshte, ata te cileve iu drejtohet e kuptojne shume mire qellimin. Foltoret e Berishes, nese shkojne deri ne fund dhe nuk lihen ne gjysem kur Berisha t’ia arrije qellimit, do kene nje efekt te shume pozitiv ne politiken shqiptare. Do bjere kulti i liderit dhe partite do jene shume me demokratike se sa emri qe mbajne. Foltoret jane e vetmja shprese qe ka ky vend per demokraci. Nese Berisha do ndalet ne gjysem te rruges, atehere ka marre fund Shqiperia. Nese i shpie deri ne fund, shume gjera do jene ndryshe. Deri me tani nuk duket se do ndalet…

  3. Pse duhet zgjatur afati kur ligji e percakton shume mire sesi vazhdohet me tej? Apo sepse politika nuk ka me gje ne dore dhe nuk bene si do vete? Mos e votoni kete çmenduri te palloshit . Mos ja jepni kete mundesi kesj hijene edhe sikiur tju fale gjithçka (perveç pushtetit kjo dihet) . Mos lejoni qe maskarada te shkoje deri ne fund .

  4. YMER GELBAZA KELLIRA PO E MBAN NE GJEP DOSJEN E EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES-GJITHE ASHTU YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI PO MASTUBOJN AFER PALLATIT TR ARMINA MEVLANIT,POLICIA DUHET TI LIDHE ZAGARET E FRUSTRUAR SEXUAL thotë:

    ZOTI BUSHATI JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA E VODHI DIKU NE GJYKATE DOSJEN E EDI RAMES ME BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMES PER INCEST NE FAMILJE,KUR KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,DHE ME E FORTA TANI ESHTE SE YMER GELBAZA KELLIRA E KA KAPUR PENGE EDI RAMEN DHE EDI RAMA DUHET TE PAGUAJ YMER GELBAZA KELLIREN MJE OFONDUAR DHE SULMUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  5. Vetem respekte per fuqine kolosale te SHBA.Aleati me I rendesishem I kombit Shqiptar arberor ka vendosur qe ta shfarose korrupsionin nga shteti shqiptar dhe me sa duket kjo fuqi madheshtor nuk do dhjesi fare as saliun as ramen as lulin dhe as lepiresit e bythes se tyre ne media,ekonomi dhe drejtesi .Gjithe kastat e pjerdhura qe u instaluan nga sllavo ruset ne komunizem dhe vazhdojne prej 30 vjetesh ta shfrytezojne Shqiperine jane tmerruar nga fuqia supreme e SHBA .

  6. SOCIALISTET E TALLIN YMER GELBAZA KELLIREN,NE CELULAR I MBAN FOTOT E ARMINA MEVLANIT TE VJEDHURA SIGURISHT POR NE DARKE FLE ME FRROK CUPIN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIREN TE GJITHE GRUPI I ORGANIZATES SE EDI RAMES E TALLIN SE ZAGARIN,POR YMER GELBAZA JUA KTHEN ATYRE. -UNE E KAM DOSJEN ORGJINALE TE EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES DHE PO NUK ME JAPNI LEKE DO JA DERGOJ SALI BERISHES HAHA

  7. Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.

    Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh.

    Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën

  8. Është më e shëndetshme Foltorja se mbas 8 vitesh njësoj si Rama që nuk çfarë jep më në Qeveri dhe Basha nuk ka çfarë jep më në Opozitë (han debat nësë të dy kanë dhënë ndonjëherë gjë).

    Berisha jep garanci që nëse e merr diçka përsipër e çon deri në fund, nuk ekziston rreziku i braktisjes ose shitjes së betejave opozitare siç kanë ndodhur rëndom këto 8 vite. Problemi është se duhet të ngreje një sistem brënda partisë ku PD të mos mundet të merret peng nga kryetari dhe të mos shuhet kur Berisha të mos jetë më.

  9. Po çfarë dëshiron konkretisht Berisha? Pa dyshim, edhe ai vetë e ka të vështirë ta perceptojë. Më shumë se kurrë, ai ndjen peshën e luftës absurde plitike qe po ben, i dhemb ftohja qe ndjen nga distancimi i PD se arsyeshme, e tmerron lodhja e opinionit publik me te, e step vulgariteti i turmave ne sallat e foltores se tij ,e sidomos presionin e ftohtesia me te, e ndërkombëtareve.
    Amerikanët e kanë ndihmuar me shumë bujari shqiptaret dhe Berishen, por ata dinë shumë mirë ta vënë në përdorim intuitën e tyre, qoftë për të mirë, qoftë për të keq.

  10. Vetem ta krahasosh foltoren berishes me pd e bashes eshte gomarllik me vete o bushat .
    Basha duhet te ike nje ore e me pare . Duhet te ndodhin ndryshime sasiore e cilesore ne çdo aspekt dhe ne fund te shkohet menjehere ne zgjedhje .

  11. YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE TE EDI RAMES-BATON HAXHIU OSE ALEXANDER VUCIC BABAI I ZAHOS?! YMER GELBAZA KERKON ME SHUME LEKE ,PRANDAJ E KERCENON EDI RAMEN! thotë:

    OR ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU QKA MENDONI KY FRROK CUPI PSE NUK I PRET ATO FLOKE TE QELBURA SI BISHT KALI,DHE CARLO BOLJA BOLINO ME ATO FLOKE SI LESH BYTHE

  12. një përgjigje për Flamur Nokën, që flet si i deleguar i Berishës, ajo është natyrisht një akuzë që përfshin çdokënd, por sidomos familjen Berisha, pasi ajo është dhe e vetmja e dokumentuar që është familjarisht nën akuzë për korrupsion, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë, nga SHBA.O militante shpellkare me sy mbyllur dhe gojen plot mut

  13. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës.

  14. Para PLAKU I HEKURT !!!
    Mos u ndal deri sa antiverioret e anti Kosovaret,vemjet njiqelizore nga kenetat e mocalet,te shuhen neper gjirizet nga kane dale.
    FITORJA nuk do te jete vetem e jotja dhe e PD-se ,por e te GJITHE SHQIPTAREVE me gjak SHQIPTARI!!!
    Edhe ne 1444,ne Lezhe,perfaqesuesit e kenetave dhe mocaleve,nuk iu bashkuan Lidhjes te pare Arbnore te udhehequr nga “shkellkari” GJERGJ KASTRIOTI(SKENDERBEU).Perjashtu Kaninjotet.

  15. Para se t’i hynte politikës, Noka ka qenë një njeri që mezi mbyllte muajin, ndërsa kur PD u largua nga pushteti më 2013, kohë në të cilin Muli kishte qenë ministër i Brendshëm, ai mburrej nëpër tavolina se kishte bërë 5 milionë euro pasuri.

  16. Fatkeqësia do jetë nëse Berisha do të jetë në krye të opozitës, se do jetë më e lehtë për Ramën. Ujë i bekuar të kishte qenë aty në 22 vjet, sot Berisha do të ishte qelbur”.

  17. Respektoj shķrimin,mendimin e Bushatit, por edhe te tjereve. Me ben pershtypje qe gati askush nuk del ne mbrojtje te Bashes. Madje as te punesuarit e Uriah Hipit te bashkise se Tiranes. Pyes veten, kaq i parendesishem eshte ky kryetar? Kaq pak vlera ka? Sidomos pas humbjes se fundit elektorale duhet te largohet. Por nga ana tjeter, rikthimi i Berishes per mua eshte shume i demshem per PD. Ai as duhet te rizgjidhet kryetar, as duhet te ndikoje ne zgjedhjen e kryetarit te ri. Nuk ja se cfare te zgjedhe. E beri nje here dhe rezultoi katastrofe. Nuk ka pse te ngaterfohet prape. Kaq e pamundur eshte qe kryetari i ri te mos jete as njeri, as tjetri as i perzgjedhuri i Berishes? Vetem keshtu rikthehet PD me fuqishem se kurre. Po qe se kjo qe po them une eshte thjesht utopi atehere mjere ne. Mjere Shqiperia. Do ta mbuloje droga e krimi me jeq se tani dhe do jete e pamundur rikthimi ne normalitet. Vetem PD po e luftoi krimin. Nga keta te rilindjes mos prit gje. Nuk e kane fare ne axhende ate pune. Madje e perkrahin dhe bashkepunojne me krimin. Pra, as Basha, as Berisha, as i perzgjedhur prej tyre. Nje i ri qe nuk e terheqin prsj hunde. Vetem jere mundesi ka per PD. Une keshtu mendoj.

  18. Këtë konkluzion ai e nxjerr teksa thotë se po të mos ishte shpallur “non grata” Berisha dhe SHBA-ja të mos ishte imponuar për përjashtimin e Berishës, ky i fundit nuk do të kishte ndërmarrë asnjë lëvizje kundër Bashës dhe nuk do të hidhte mbi Bashën akuzat që ka artikuluar gjatë takimeve me mbështetësit. Sipas Gjekmarkajt Berisha e konsideron PD-në si pronën e tij private dhe tani që dikush e ka larguar sillet sikur do të rimarr pronën dhe t’ia jap dikujt më të besuar.

  19. Shifrat/ Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Gjata me 449 vota tek Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD më 2021

  20. Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.

    Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.

    Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.

    Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.

  21. Eshte indinjuese dhe peshtiruese te shohesh sesi kjo turme perpiqet te helmoje debatin, duke vjelle vrer ndaj gjithkujt qe, me vullnetin e vet te lire, pozicionohet kunder Berishes. Me kujton gjyqet publike ne kohen e Enverit, ku turmat mblidheshin dhe kerkonin denime me vdekje per te akuzuarit.

  22. Sali Maloku eshte vetem nje kufome qe nuk e ka te gjate dhe do perballet me drejtesine Po ta beri bene USA shkove per lesh kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *