• |
ide | kryesore

Basha për krizën energjetike: E shkaktuar nga korrupsioni. Drejtësia të mos zdërhallet tapeteve të kuq të vanitetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha pak pas mbarimit të mbledhjes së grupit të PD-së, u ndal në një prononcim për mediat, ku duke marrë shkas nga situata e paralajmëruar nga Edi Rama se vendi do të goditet nga një krizë energjetike, Basha theksoi se bëhet fjalë për një krizë korrupsioni.

Sipas Lulzim Bashës, pak muaj më parë energjia u shit me 1/3 e çmimit që do të blihet sot, ndërsa shtoi se shumë zyrtarë duhet të ishin para drejtësisë.

“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës. Jo vetëm rendi i ditës, por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike por me një krizë korrupsioni. Ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Që ta blejnë do iu duhet të marrin borxh, borxhin do e nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsye pse është krizë korrupsioni.

Në një vend normal, me institucione normale sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht tek drejtuesit famëkeq, nga Çela i Durrësit etj, do duhej të ishin të pandehur. Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit në fundjavë, por të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Për ne do të vazhdojë kjo javë me një ofensivë që do ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni po përkthehet në një krizë për familjet”, tha Basha.

Lexo më tej: 

Mbrëmje vanitoze në Tiranë, James Bond mbledh krerët e shtetit në kinema (FOTO) 

Kriza energjitike/ Hartimi pa shifra i Ramës përballë angazhimeve të liderëve perendimorë 



7 Comments

  1. Per komentuesin e ores 14.58.
    Nuk ngrihet opoulli ne rrevolte nga aa qe rrine gjithe diten duke lyer e lepire floket.
    Te ngresh popullin ne revolte do b…
    Ky shqerbimin me te madh qe do u bente opozites dhe qytetareve eshte te liroje vendin sepse
    nuk e meriton te jete aty. Mjaft i ka sherbyer Rames si Kale Troje . Tani duhet te ike qe te mos
    diskretitohet fare.

  2. Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.

    Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh.

    Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën

  3. Basha , a nuk e kupton se nuk te besojne me ? A nuk e kupton se koha jote ka perfunduar nje here e mire?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *