• |
ide | kryesore

Basha shkarkon Flamur Nokën: Paralajmërim për përjashtim nga grupi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë”. Kështu njoftoi para pak çastesh Partia Demokratike në një njoftim zyrtar.

“Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.

Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama” – thuhet në njoftimin e PD-së. ©LAPSI.al

Lajm në përditësim…



7 Comments

  1. U be trim Basha tani. prite kur ti shkarkoje te gjithe dhe te shkoje vetem ne parlament me vulen

    ne zhep dhe Griden ne balle.

  2. nje ordiner me pak, hajde pac kemben e mbare per te gjithe ordinerat qe kane 30 vjet edhe dua ta kene pushtetin edhe pas vdekjes dhe po i marin frymen kesaj parti, se per te lene te rinjte as behet fjale po vec duan te riciklohen cdo zgjedhje , duhet t’u thote ndonje qe nuk riciklohn se jane thjeshte mbetje toksike

  3. nje ordiner me pak, hajde pac kemben e mbare per te gjithe ordinerat qe kane 30 vjet edhe dua ta kene pushtetin edhe pas vdekjes dhe po i marin frymen kesaj parti, se per te lene te rinjte as behet fjale po vec duan te riciklohen cdo zgjedhje , duhet t’u thote ndonje qe nuk riciklohn se jane thjeshte mbetje toksike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *