• |
ide | kryesore

Gati për shitje, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali me 70 doza kokainë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë fundjavës së kaluar, karabinierët e Ternit kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, karabinierët kanë kapur në flagrancë, në rrugën Santa Filomena, shqiptarin me 70 doza kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 26-vjeçarit ju gjendën 50 gramë kokainë në një mbështjellës celofani të ndarë tashmë në shtatëdhjetë doza, të mbyllura në mënyrë të përshtatshme dhe gati për shitje, si dhe disa qindra euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *