• |
ide | kryesore

“Gazetari në kohë krizash”, Rama: Përhapja e “fake news”-ve në mediat online ka minuar lirinë e fjalës

-Instant, Lajme, Të fundit



I pranishëm në konferencën e OSBE-së për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk është personi i duhur për të marrë pjesë në takime të tilla sepse ka opinione ndryshe nga ato që konsiderohen politikisht korrekte. Sipas tij, në emër të lirisë së medias, shumë gjëra ndodhin që shkojnë kundër konceptit të lirisë. Nga ana tjetër shtoi se duhet të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruse.

“Liria e përhapjes së mediave online ka minuar lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet kur vjen puna te rregullimi i kësaj hapësire, ku të vërtetat dhe gënjeshtrat vështirë të dallohen nga njëra-tjetra. Në emër të lirisë na duhet thjesht të bëjmë durim me këtë sasi gënjeshtrash, akuzash, shpifjesh apo shantazhesh, që janë shndërruar në problem shumë të madh. Çfarë do të kishte bërë makineria propagandistike naziste me këtë liri, është tronditëse”, tha Rama.



11 Comments

  1. Shko mor pirdhu.Halabak. Po na tregon ti lirite.Plere qe flet dhe vepron ne emer te miljona njerezve sikur te jen koka qepe e jo njerez.

    1. Po po duhet te besojme ty o Lider Global i karit qe thua qe ne Milano vuajne per buke dhe ne Angli priten dritat!

  2. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha.

  3. Shikoni se kush qahet per propagande . Palloshi , ky qe propaganden dhe genjeshtren e ngriti ne piedestal . Ky qe eshte i vetmi kryeminister ne bote qe ka televizionin e tij te propagandes . Me ty o pallosh , aq sa bythe te kesh duhet ti shqyesh , bile duhet me marre edhe ndonje borxh . Hipokrit , genjeshtar , hajdut , vemje, tinzar .

  4. Kur te intereson ty o i gjati ine eshte e mire , kur te kthehet mbrapsht eshte e keqe .
    “Chi di spada ferisce di spada perisce ” (Kush me shpat vret nga shpata do te vdes) .
    Ça thote ERTV o i gjati ine ? Beni si them une e mos beni si bej une .
    Por karma do beje te sajen do apo nuk do ti o i gjati ine . Genjeshtari do ndeshkohet po nga genjeshtrat e tij.

  5. Te drejte ka, te gjitha mediat kazan jane.
    Une propozoi ti mbyllim te gjitha mediat, si televizionet ashtu dhe mediat online, perfshire dhe portalet.
    Duhen lene vetem 2 media, RTSH dhe ERTV, keto te dyja dalin e teprojne.

  6. Dhe te kthejne gellcin fshatarin e kolonjes qe te vjedhe edhe nja 1 milion dollare. Hajde i paemer paguaj edhe gellcin edhe beketin edhe te tjeret qe nuk kane dale akoma.
    Se moterqirat e farmacive i nxorren se paskan ndihmuar popullin gjate kovidit duke e rrjepur. Vazhdo popull pervers se beqe debili lulezon mbi gjakun tuaj. Shkerdhata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *