• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Shqipëria paguan me çmimet marramendëse energjinë në ankand

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Shqipëria ka blerë me çmime rekord 44 mijë e 400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Blerja është kryer në dy ankande, ku në të parin u pagua me çmim mesatar 258.47 Euro/ Mwh dhe në të dytin me çmim mesatar 255.79 euro/ Mwh.


Për të kuptuar diferencën, mjafton të kujtojmë se çmimi në fillim të këtij viti ka qenë mes vlerës 50-60 euro, pra shumë më i lirë, .


Gjithsej këtë të hënë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pagoi 11.4 milion euro, për një sasi energjie jashtëzakonisht të kushtueshme, të diktuar nga tregjet ndërkombëtare. Nga janari deri javën e parë të tetorit, Shqipëria ka importuar rreth 99 milionë euro. Por shpenzime më të mëdha për blerjen e energjisë pritet të vijnë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen emergjente të energjisë, ku vuri në dispozicion një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë.

Lexo edhe: Pse po rriten çmimet/ Krahasimi i shifrave dhe argumentave

Lexo edhe: DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Sipas Ramës, shpenzimet marramendëse për energjinë janë pasojë e krizës globale të energjisë, por oponentët e tij këmbëngulin se kjo është një krizë e keqmenaxhimit të burimeve në vendin tonë.

Në fakt, vendi ynë eksportoi 4 herë më shumë energji ne 6 muajt e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, nëse në gjysmën e parë të vitit 2020, kishim shitur 570 GWH, në gjysmën e parë të vitit 2021 u shitën 2071 GWH.

Pikërisht kjo konsiderohet edhe arsyeja që vendi ynë gjendet i pambrojtur sot përballë kësaj situate të krijuar në tregjet botërore, kur çmimi i energjisë ka kërcyer në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sërish OSHEE është e detyruar të blejë energji me çmime stratosferike deri në 258 euro Mwh ose 5 herë më shtrenjtë se viti i kaluar.

Blerja e energjisë në tregun e lirë ka shkatërruar financat e OSHEE. Ndaj qeverisë i duhet të marrë borxh për të zbutur pasojat. Reforma në energji ka qenë një ndër kuajt e betejës së katërvjeçarit të parë qeverisjes së socialistëve, por nga raportimet e këtij viti, rezulton se humbjet në rrjet mbeten të njëjtat, në nivelin e 21%. ©Lapsi.al

4 Comments

  1. Kanë shitur energji 4 herë më shumë se 1 vit më parë në verën më të thatë prej vitesh, e kanë zbrazur kaskadën e drinit për para të shpejta, dhe tani do e blejnë me flori.

    KESH me OSHEE blejnë dhe shesin në mënyrë të pavarur energji elektrike. OSHEE blen energji të shtrenjtë në tregun ndërkombëtar dhe KESH e shet lirë në po atë treg, mundësisht të dyja në të njëtën kohë…

    1. Vjedhje hashiqare, vjedhin edhe ne shitje edhe ne blerje, parate shkojne ne xhepin e vampirit edvin kristaqiu, jevgjitit grekoman, antishqiptarit, o bastard e bir bastardi, u shoft raca jote, paret e vjedhura te dalshin nga hundet i befsh ilace limfome & mermer varresh, te tjerat coja rakacorit & najades, mospafshe dite te bardhe, mbetsh pa varr, te zente mallkimi dhe nema e shqiptareve, te vrafte ZOTI me soj e sorollop, o kriminel, o demin i zi!

  2. një përgjigje për Flamur Nokën, që flet si i deleguar i Berishës, ajo është natyrisht një akuzë që përfshin çdokënd, por sidomos familjen Berisha, pasi ajo është dhe e vetmja e dokumentuar që është familjarisht nën akuzë për korrupsion, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë, nga SHBA.

  3. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu