• |
ide | kryesore

Lidhje me grup kriminal e shpërdorim detyre, SPAK nis hetimin për dy zyrtarë policie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK po heton dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të policisë në Elbasan që vijojnë të jenë pjesë e strukturës aktuale të policisë shqiptare, njëri në drejtorinë e Policisë Lezhë dhe tjetri në atë të Korçës.

Fillimisht dosja penale në ngarkim të tyre është referuar nga SHÇBA Elbasan në Prokurorinë e Elbasanit. Kjo e fundit pas ka kryer verifikimet e nevojshme e ka dërguar dosjen në SPAK.

Ndaj dy zyrtarëve të lartë të policisë rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Burime zyrtare të cilat nuk dëshironin të identifikoheshin thanë se ka dyshime të forta se njëri nga zyrtarët në hetim nga SPAK, dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal. Dyshohet që zyrtari i policisë të ketë marrë një sasi prej 10 milionë lekësh, sipas panoramas.

Ndërsa zyrtari tjetër nën hetim nga SPAK akuzohet vetëm për “shpërdorim detyre”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *