• |
ide | kryesore

Makina shkrumbohet para Bashkisë së Elbasanit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë të hënë, në Elbasan. Incidenti ndodhi rreth orës 13:00, para Bashkisë së qytetit, e fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar. Makina, në pronësi të një 62-vjeçari, ka qenë në lëvizje në momentin që ka marrë flakë, por pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte, ai ka arritur të dalë në kohë, vetëm për disa sekonda para se të mbulohej nga flakët.

Makina është shkrumbuar plotësisht në pak minuta ndërsa zjarrfikësit e qytetit kanë shuar flakët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *