• |
ide | kryesore

Miratohen të mërkurën, kush janë 3 zv.ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë pritet që të miratohen edhe disa zv.ministra të kabinetit “Rama 3”. Burime të Lapsi.al mësojnë se disa zv.ministra aktualë do të vijojnë të mbajnë pozicionet që kanë. Ndërkohë ka edhe emra të tjerë të përzgjedhur prej Edi Ramës dhe lobit pranë tij.

Enio Civici pritet të shkojë si zv.ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Turizmin dhe Mjedisin duket se Edi Rama do ta lerë tërësisht në dorë të grave. Mirela Kumbaros do t’i çojë si zv.ministre dy ish-deputete të PS-së. Bëhet fjalë për Vilma Bellon e qarkut Vlorë dhe Almira Xhembullën e qarkut Dibër. Pa drejtues të konfirmuar janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme në vend.

Ditë më parë u emërua në krye të Postës Shqiptare, Ervin Bushati, kryetari i PS-së në Tiranë. Për Tatimet deri më tani janë përfolur disa emra si Besart Kadia, Dionis Imeraj, Olti Muzaka apo Elena Pici. Për zv.ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm, Edi Rama iu ka lënë porosi ministrave të flasin me dy njerëzit e tij të besuar, përkatësisht Vali Bizhgën dhe Ëngjëll Agaçin. Por në dallim nga 2017 nuk pritet që të ketë ndryshime në bllok. Lëvizjet do të bëhen gradualisht, javë pas jave. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *