• |
ide | kryesore

Moda e vjeshtë/dimër 2021, cilat atlete do të mbizotërojnë

-Instant, Stil



Këtë sezon, tre atletet më të rehatshme janë pikërisht ato që janë më shumë në modë. Jemi të sigurt që te të paktën një nga këto modele, do ta gjeni veten, sepse pjesë e listës janë modele të thjeshta deri tek ato jashtëzakonisht të guximshme.

Njihuni më poshtë me tendencat e atleteve që do të mbizotërojnë këtë vjeshtë”

1. Me gomë të guximshme

Trendi i parë i atleteve e ka fokusin te goma. Këto këpucë dallohen pasi kanë një gomë të pazakontë: të trashë dhe të gdhendur, të stampuar ose të zbukuruar me pjesë të tjera prej gome. Versace prezantoi atlete në koleksionin e tyre Vjeshtë/Dimër 2021, gomat e të cilave janë gdhendur me logon klasike të markës, “la greca”. Prada, Jimmy Choo dhe Valentino gjithashtu sollën modele këpucësh me gomë masive.

Versace Vjeshtë/Dimër 2021

2. Minimaliste

Trendi i dytë i atleteve këtë sezon, por edhe në çdo sezon të shkuar, është minimalizmi. Po flasim për atlete thjesht të bardha, pa asnjë zbukurim. Këpucët e stilit minimalist tërheqin ata që kërkojnë një këpucë të thjeshtë dhe kanë për të mbetur gjatë ndër trendet më të preferuara.

Adeam Vjeshtë/Dimër 2021

3. Futuriste

Trendi i tretë është dizajni i frymëzuar nga futurizmi. Këto atlete bien në sy me siluetat e tyre ultra të guximshme, format e lëmuara, gomat masive ose detajet metalike. Pra, mos kini frikë të vishni atlete futuriste me rroba markash këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *