• |
ide | kryesore

Muriqi, lamtumira nga Lazio një hap pranë: kosovari drejt kthimit në Turqi

-Instant, Sport



Eksperienca e Vedat Muriqit te Lazio deri tani ka qenë negative dhe, sipas mediave turke (siç është Calendar), ajo mund edhe të përfundojë më herët: sulmuesi kosovar, 2 gola në 42 paraqitje me bardhekaltrit, po lëviz për t’u kthyer te Fenerbahce. Hipoteza është një huazim me të drejtë blerje.

I mbërritur për shumën e 18 milionë euro plùs bonus në përfundim të një tratative shumë të lodhshme e të gjatë, me Fenerbahce, me insistimin e Drejtorit Sportiv bardhekaltër Igli Tare, Muriqi nuk u ngjit kurrë në lartësinë e pritshmërive. “Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat, dua të arrij në fund të sezonit dhe të jem në gjendje të flas për Muriqin e vërtetë”, pati thënë kosovari i Lazios duke e justifikuar mungesën e performancave me dy vjet pa përgatitje pre-sezonale e me Covid me të cilin u infektua sapo u transferua në Romë.

Sidoqoftë gjërat nuk ndryshuan edhe me ardhjen e Sarrit, për të cilin Muriqi shprehu admirim në javët e para të punës, por sërisht në fushë shtatlarti kosovar nuk arriti të japë rezultat, ndoshta në vështirësi për tu përshtatur me një kampionat tepër taktik. Kështu, tani për 27 vjecarin projektohet një kthim në Turqi, me Fenerbahce, klub me të cilin në sezonin e fundit realizoi 17 gola në 36 ndeshje mes kampionatit e Kupës së Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *