• |
ide | kryesore

Ndërhyrje kirurgjikale e sukseshme në Torino: Gjimshiti rifillon stërvitjen pas 1 jave

-Instant, F1, Sport, Video



Ka shkuar gjithcka mirë në Torino, për Berat Gjimshitin, që i është nënshtruar aty ndërhyrjes kirurgjikale në parakrahun e frakturuar. Qendërmbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim me thyerje në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, në një kontrast loje me Berishën, Ismajlin e Sallain. Gjimshiti është operuar ditën e sotme në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali dhe ndërhyrja ka qenë e suksesshme.

Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës, dhe bën me dije se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotshëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë. Sipas asaj që bën të ditur Departamenti i Komunikimit në FSHF, mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *