• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare aktori i njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur, Granville Adams ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Lajmi u konfirmua për fansat nga miqtë dhe kolegët e aktorIT në rrjetet sociale.Në fillim të vitit, krijuesi i Oz, Tom Fontana dhe Dean Winters nisën një fushatë “GoFundMe” me qëllim që të ndihmonin Adams për të mbuluar shpenzimet mjekësore.Kjo fushatë kishte mbledhur 99,800 dollarë duke tejkaluar kështu objektivin e saj prej 69,500 dollarë, megjithëse ajo mbeti aktive pasi Adams vazhdoi të kërkonte trajtim.“Siç e dini shumë, miku dhe vëllai ynë Granville Adams është diagnostikuar me kancer. Në vetëm disa muaj, faturat mjekësore janë rritur në nivele të mëdha. Jo vetëm që ai duhet të luftojë me këtë sëmundje të pamëshirshme, por tani ai duhet të shmangë faturat e spitalit që kompania e sigurimeve nuk pranon të paguajë.… Ne duam të mblidhemi së bashku dhe t’i tregojmë Granville dashurinë tonë duke pastruar faturat e këtij tremujori, duke i dhënë atij mbështetje konkrete në luftën e tij kundër kësaj sëmundjeje të keqe “, shkroi Fontana me hapjen e llogarisë në janar. Ganville ishte i njohur për rolet e tij në filmat : ‘Empire(2002) dhe ‘Magic City Memoirs'(2011).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *