• |
ide | kryesore

“Në pazar me Ramën”. Plas keq në kryesine e PD

-Instant, Arkiva, Kryesore



Debati që ka përfshirë mbështetësit dhe kritikët e Bashës në PD është nëse duhen bërë ndryshime kushtetuese për të zgjatur mandatin e komisioneve të vettingut, i cili skadon në pranverën e ardhshme.  Ky debat ka kaluar në një fazë tjetër të dielën në mbrëmje mes Lulzim Bashës dhe Oerd Bylykashit i cili e kundërshtoi publikisht ofertën e Edi Ramës për të këmbyer ndryshimet në vetting me disa regullime në reformën teritoriale që i shkojnë përshtat opozitës.

Basha ka pyetur: ’Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut’? Ndërsa anëtari i kryesisë është përgjigjur: “Po ndodhi kjo dëmtohen demokratët. Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori” (debati i plotë poshtë).

Në fakt, kjo përplasje nuk ka nisur nga hiçi. Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e re e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë (video ktu poshte).

Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Dhe në fakt kështu është me të vërtetë. PD e ka denoncuar prej vitesh politizimin e vettingut, dhe rolin e tij selektiv në kapjen e reformës në drejtësi. Prandaj ajo e ka moralisht të pamundur tani, kur ndërkohë ky proces po demostron se ka dështuar, ti japë atij frymëmarrje.

Në pesë vite në filtrimin e pastërtisë dhe profesionalizmit të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë arritur të përballen vetëm gjysma e tyre. Prandaj qeveria dhe disa ndërkombëtarë në hall, po i bëjnë thirrje PD-së të votojë ndryshime të reja kushtetuese për ta vazhduar këtë proces duke e zgjatur kohën e komisioneve të politizuara.

Nisur nga ky debat, dy ditë më parë Oerd Bylykbashi, shkroi një status në Facebook ku denoncoi pazarin që Rama i ofronte PD-së:“Më zgjat afatin e antarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë. Këtë pazar i ofron Rama PD-së’ nënvizoi ai duke propozuar që konsensusi i PD për zgjatjen e vetingut të kushtëzohej me tre pika: ndryshimin e sistemit zgjedhor, reformën e thellë teritoriale dhe mos ndërhyrjen e q everisë në zgjedhje.

“Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë….Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive….Gjithashtu duhet bërë reformë për të bllokuar, ndalur dhe ndëshkuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje siç ndodhi më 25 prill 2021” kërkoi ai.

Pavarësisht se në një farë mënyre edhe propozimi i Bylykbashit synon një pazar politik në favor të PD-së, duke lënë mbi kurrizin e shqiptarëve një reformë në drejtësi gjithmonë e më të keqe dhe gjithmonë e më të kapur, ai ka meritën se në fund të fundit ka një përgjigje për ofertën politike që ka bërë kundërshtari.

Ndërsa qëndrimi pa qëndrim i Bashës i cili rekej të fshihej pas pyetjes : “ku e di ti që ka pazar”, për një ofertë të bërë publikisht në sy të të gjithëve, vijon në logjikën e vendimeve të marra në fshehtësi.

Skadimi i mandatit të organeve të vettingut është fakt dhe Basha duhet të përballet me pyetjen se çdo të bëjë me të. Ai nuk mund ta kalojë këtë temë politike me skuthllëqe të vogla, duke iu kundërvënë atyre që kanë një obsion. Vetëm kështu askush nuk do të dyshojë se ai është futur në një pazar të ri, apo se po bie serisht pre e një shantazhi tjetër.

©Lapsi.al

 

Debati i plote ne kryesi Basha Bylykbashi

Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?

Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim. Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë çfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. Unë e kam thënë publikisht, ne na duhet një strategji për të gjitha reformat. Bateritë e partisë u turren ndaj meje, është një reagim i ulët nga partia Demokratike ndaj meje.

Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?

Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.Aq sa kam thënë, nuk ndryshon. Po të them këtë gjë, po e pranove do dëmtosh demokratët. Nëse për vetingun merr sistemin zgjedhor, mua më ke nga pas.

Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun se është një dëm që i bëhet demokratëve.

Oerd Bylykbashi: Po ndodhi kjo dëmtohen demokratët. Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori.



18 Comments

  1. Dihet se Rame pordha do behet mbret pasi gjyshja e tije esht e shkerdhyer nga mbreti Zog prandaj nuk e le vesi pa u ber mbret drogmeni qe s ka as byth as tru, ky palaqo matuf plak nga qe ka bler opoziten mendon se s ka burra Shqiperia.

    1. Deri para disa vitesh ishte kthyer në një justifikim të pandërprerë se gjërat nuk avanconin se drejtësia nuk godiste piramidën e sistemit të shtetit.
      Pastaj nisi të injektohej si serum ideja se sa të vinte drejtësia e reformuar, veçanërisht sa të formësoheshin dhe plotësoheshin institucionet e reja me 3 apo 4 gërma, dielli do të lindte ndryshe.

      Në fakt dielli ka lindur njëlloj dhe sjellja e të rilindurve të drejtësisë, nuk është se ka ndonjë dallim nga ajo drejtësia që herë konsiderohej “djalli në djep” dhe herë etiketohej si “delja e zezë” nga një tufë delesh që nxinin më keq.

      Ajo që ndodhi ishte thjesht ndryshimi i emrave nëpër zyra, ndryshimi i emërtimit të institucioneve dhe asgjë më shumë.

      Vijoi i njëjti mentalitet dhe e njëjta frymë, i njëjti moral dhe ndoshta u shtuan dozat e frikës, për të prekur të paprekshmit. Vijat e kuqe mbetën aty ku ishin, pavarësisht se u dëgjua sa më shpesh fraza “nuk ka të paprekshëm”.

      Drejtësia e re nuk ka bërë asgjë më shumë se ajo e mëparshme, madje po ta krahasosh me atë të para 2017 apo edhe 1997 është shumë hapa pas.

      Drejtorë e ish-drejtorë, bandit e grupe kriminale, punonjës administrate në nivele të ndryshme, janë goditur në çdo kohë. Madje që nga viti 1992. Dikush është dënuar për 5 mijë lekë, dikush për 100 mln lekë, dikush për trafik droge e të tjerë për vrasje.

      Bandat u dënuan, njësoj sikundër sot me pompozitet thuhet se u dënua x apo y grup kriminal. Në atë kohë nuk kishte asnjë ambasador që shfaqej për të përshëndetur ato prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa harxhonin kohën në zyrat e politikës.

      Ajo drejtësia e vjetër, madje qe ne vitet 90′ çoi në burg edhe ish-Kryeministra, ish-ministra, ish-guvernatorë, ish-drejtorë e ish-zv.ministra, ish-bllokmenë të sistemit diktatorial, pavarësisht se një pjesë e tyre u dënuan për kafe e abuzime me ndihmat.

      Dhe për këta ithtarët e sotëm të sistemit kroat, që përmendin dënimin e një ish-Kryeministri, Shqipëria e dënoi një të tillë që në 1993. Sot mos ndoshta po hetohen apo lere edhe te denohen ???

      Sot drejtësia e re nuk e ka kapur ende atë nivel hierarkik, edhe pse të paktën publikisht ka një suport që kurrë më parë nuk e ka pasur asnjë institucion i drejtësisë apo drejtues i tyre. Kim pi birra me lali erin dhe shkon ne zyren e arben krajes, tek BKH tek Dvorani, sic duket i udhezon i keshillon se cte bejne, mbeshtetje e madhe dhe publike

      Por kjo duket se është e pamjaftueshme sepse edhe pse ne kete mal me zullume me ze dhe figure nuk ka asnje veprim konkret te pakten me te njejten vlere dhe rang qe ta krahasojme me drejtesine e vjeter qe pas plepave te 1992

      Nëse këta të reformuarit e drejtësisë do të luanin atë rolin për të cilën u vendosën, sot duhej të ishin në syrin e ciklonit, nga ata që mbajnë veshur petkun e zyrtarit të lartë dhe jo të ftuarit e parë të mbrëmjeve, qofshin ose jo me prani ambasadorësh.

      Të paktën, në mos do të frikësonin, do të kishin nxehur ose do ti grricnin nervat, do të linin pa gjumë, këdo që shtoi pasurinë frikshëm, ndonëse kur i hyri rrugës politike as këpucë nuk kishte, ose deklaronte se shpenzimet e tepërta ia kishin siguruar kursimet e prindërve.

      Por jo, as kjo nuk ndodh, sepse edhe këta që u shitën si supermenë dhe që vetting i nxori me duart më të bardha se akullorja, po shfaqen më të frustuar se ata që u quajtën “dele të zeza”.

      Drejtësia e re ashtu edhe ajo e vjetra, që thuhet se “u shemb” është pjesë e të njëjtit mekanizëm që mban në këmbë këtë sistem të kalbur vlerash dhe parimesh. Madje janë aq të ngjashëm sa duken edhe në pamje njëlloj me ata që zëvendësuan në zyra.

      Kjo është mendësia që kanë, sepse ata ishin pjesë e atij sistemi, ku vegjetuan me vite e vite, duke qëndruar edhe në hije, mbase për mungesë guximi, ose paaftësish.

      Dhe ndoshta sot edhe ambasadorët mund të jenë dorëzuar, mund kënaqen kur thuhet se u kap një ish-drejtor apo u godit një grup kriminal, mund të ulen të bëjnë edhe bilancin si llogaritar të pasurive te sekuestruara, dhe t´i paraqesin si sukses. …..per nje arke me peshq…..

      1. Ajo qe te çudit me shume eshte se edhe pse drejtesia po reformohet keta perseri nuk kane frike fare por fare ama . Perkundrazi po vjedhin akoma me shume se me pare . Pyetja nje milion euro eshte : kush ja jep kete force e trimeri ketyre hajduteve ? Pse s;kane frike fare ?

    2. Po ç’hyn Rama , se në PD ka rënë flaka.
      Ne kemi 6 muaj që I themi Namutit dhe Gëlbazës, se të mos presin kot për byrek me gjizë të prishur në bodrumet e SHQUP. Mbaroi gjiza.
      S,keni parë gjë akoma.
      Ditë të zeza do t,ju shohin sytë në PD.
      Do zoti Ramuti largohet vetë më 2029…

  2. Po ti o Lul Basha cfare propozimesh ke?
    Gjuha qe perdor per ata qe kane ide te ndryshme eshte njesoj si ajo e Rames, pa argumente vetem sulme me insinuata per te hedhur dyshime mbi dike qe nuk pajtohet me politikat e tua antiopozitariste.
    Ti je paterica e Edi Rames ne pushtet, bashkepunetor me te, me apatizmin, meskinitetin dhe indiferencen ndaj problemeve te njerezve, as ta ndjen per asgje, vetem pazaret e tua dhe bizneset te te shkojne mire.

    1. lul kurvi
      i shmanget cdo bisede, sepse eshte ne tave me ramen vetingu do kerkoje votat dhe basha do i dale ne krah me idene se me mbeshte ambasada ….

      sic e beri me krizen, teater i teri rama basha ku njëri shfajëson veten -rama – dhe tjetri e fajëson -basha- , por edhe i jep një dorë, duke i legjitimuar krizën me paketën e propozimeve

      Secili prej tyre mundohet të mbajë njëri-tjetrin, jo se e duan, por sepse ata e dinë se një hallkë e zinxhirit po të këputet, shkërmoqen të gjitha hallkat e tjera.

  3. Politika eshte arti i te mundshmes! Vitingu i mbeshtetur nga Amerikanet i pelqyer nga shqiptaret nuk ndalohet. Pd te ofroj idete e saj per ecurine e vetingut e te mare te deshirueshmen ne ligjin e zgjedhjeve dhe ndarjen administrative.

  4. Basha eshte i shitur ose i shantazhueshem. Duhet te largohet bashke me Berishen qe ti hapi rruge formimit t nj fronti te ri opozitar te paster, modern e te perkushtuar. Drejtesise se re nuk i duhet dheneasnje shans derisa te jape prova per goditjen e peshqve te medhenj ne qeveri dhe shoqeri. Deri atehere asnje koncension

  5. pse mos te mos votoje pro zjatjes se mandateve te komisionit te ventingut PD-ja?? Po smund te vazhdohet duke kundershtuar cdo gje, fillojne keta qe jan kunder Bashe gjejne kete si pretekst edhe kapen. Nqs PD sdo zjatjen e komisionit te vetingut atehere kan te drejte kur thone qe PD eshte kunder reformes ne drejtesi dhe e kan votuar pro vetem nga frika amerikaneve

    1. nuk ka reformë 10 vjecare

      jaçin llogari kpk kpa ked klgj pp bkh spak onm?
      pse nuk e bene vetingun deri mr sot?

      cilat janë rezulatet?

      arka me peshq??

      të vszhdojë vetingu me motrën e belindës?? ild vëllanë e gjermenit??
      me sadushin ilir pandën apo dvoranin??
      etj etj

      ky kapitull duhet mbyllur reforma dështoi

      vetingu më shumë dëm solli
      ske aprl skr gj lartë ske gj kushtetuese
      kur do gjylohen çështjet?? pas 100 vjetësh?

      pse paguhet spak me 5 milipn në muaj secilin??

      për një arkë mr peshk???

      apo kur ti japë leje rama???

      vetingu ëdhtë një dëshrim super i madh

      pasojat i zheh çdo njeri që ka një çështje ne drejtësi

      për një çështje të thjeshtë si ndarje pasurie një apartamenti kanë që në 2017 njerëzia pa datë apeli
      leër më çështje në gj e lartë

      kur do i jepet drejtësia?? stër stërnipërve??

      je në terezi , ku të zgjatet !!!

      të mbyllet sa më shpejtë biles. të gorcohey filtri i kp klgj e të ikin sa më parë rampjelljet e vetingut..
      në këtë moment që flasim ka 5 pa drejtësi edhe minimakisht duhet edhe 10 vjetë që të fillojë filtri i vetëpastrimit të funksionojë

      ky dështim duhet mbyllur sa më shpejt

      jpk kpa onm duhet të ikin sa më parë ata janë pa integritet si kalavera apo jo me të dënuar dhe mashtruesnë kpk kpa apo motra shokë e miq të ramës
      ke raste ku kpa dhe kpk që heqin anton martinin dhe mbajnë elizabeta ymerin

      ka plot raste të standartit të dyfishtë pa fund
      heqin një për një shkrepse në 1997 dhe lënë sadushin në gj të lartë me miliona të pajustifikuar

      vetingu dështoi

      duhet varrosur sa më shpejt

  6. Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.

    Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh.

    Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën

  7. kur shqiptaret flasin per vettingun dhe per ameriken eshte fundi fare ,me lejoni tju informoj se ai vendi i lirise dhe i te drejtave sot e kesaj dite nuk ka firmosur karten e te drejtave te njeriut …..keshtu qe mos flisni brockulla si e keni zakon .vettingu eshte dicka qesharake komplet nese nuk fillon nga e keqja e madhe e shqiptareve ,klasa politike pa perjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *