• |
ide | kryesore

Problem tjetër i madh për kombëtaren: Cikalleshi pozitiv me Covid-19, hapet rruga për Brojën titullar

-Instant, F1, Sport



Pas Berat Gjimshiti, një tjetër goditje e rëndë për Edoardo Rejan në funksion të ndeshjes së të martës me Poloninë, për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid pas testeve të bëra. Kështu, hapet rruga për ndëshkuesin e Hungarisë, Armando Broja, ta nisë ndeshjen si titullar ndaj polakëve, duke qenë se edhe qendërsulmuesi tjetër Balaj është i dëmtuar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore. Përveç tij, të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë.

Rritet, kështu, numri i lojtarëve që do të mungojnë në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe tani edhe Sokol Cikalleshi me Covid, lojtari i dytë i infektuar që kur ka nisur grumbullimi, pas Erion Hoxhallarit, që u fut në izolim para ndeshjes me Hungarinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *