• |
ide | kryesore

Propozimi i ashpër i Rummenigge: “Kush shkel Fair Play Financiar, të përjashtohet nga Champions”

-Instant, Sport



Ndër propozimet e ndryshme për të reformuar futbollin, është duke u studiuar gjithashtu edhe modifikimi i Fair Play-it financiar: UEFA, për shembull, dëshiron të vendosë një kontroll apriori, sipas linjave të asaj që ndodh në La Liga, në vend të kontrolleve të mëpasshme që çojnë në sanksione të mundshme. Nga Karl-Heinz Rummenigge, nga ana tjetër, vjen një propozim për të rritur dënimet në rast të shkeljes së protokollit: “Përjashtimi nga Champions League”.

Ish-presidenti i Bayern Munich, duke folur për Welt am Sonntag, shpjegon: “Nëse një klub shkel rregullat, ai duhet të dijë saktësisht se çfarë duhet të presë dhe të veprojë në një zonë gri. Ne kemi nevojë për një Fair Play Financiar 3.0 që zbatohet në mënyrë koherente dhe rigoroze dhe që përfshin një listë të veçantë sanksionesh, deri në përjashtimin nga Champions League”.

Rummenigge është më skeptik në lidhje me të ashtuquajturën “taksë luksoze”, në stilin NBA, të gjobit klubet që vendosin vullnetarisht të shkelin kufijtë e vendosur ekonomikë: “Po flasim vërtet për të ndëshkuar ekonomikisht shoqëri si Paris Saint-Germain dhe Manchester City, ku paraja është një cështje relative?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *