• |
ide | kryesore

“Quajti ‘llum’ demokratët”/ PD reagon për akuzat e Nokës ndaj Bashës: Përpjekje e dëshpëruar për të shtrembëruar të vërtetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një deklaratë për mediat, mesditën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar, Flamur Noka hodhi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, duke deklaruar se guxoi të bëjë atë që nuk guxuan as kundërshtarët më të egër të demokratëve, apo Fatos Nano e Edi Rama. Sipas Nokës, Basha kishte ofenduar me fjalën “llum” anëtarët e PD-së që mbështetën Sali Berishën në “Foltore”.


Lidhur me deklaratat e deputetit demokrat, burime zyrtare të PD tha se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.


“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.”- thuhet në reagimin e PD.

Lexo më tej: Video qesharake/ Basha ikën me vrap ndërsa flamur Noka e godet para mediave 

Ndërkohë ‘News 24′ përmes burimeve në PD, ka siguruar pjesë të fjalës së kryedemokratit të bërë një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, dhe që ka shkaktuar sot përplasjen me demokratin Noka.

“Edhe ato akuzat ordinere që unë bëkam presion njerëzve, ndërkohë që është mbush PD me denoncime se si llumi i qeverisjes së PD, po përdor paratë e mbledhura nga korrupsioni për t’u bërë presion demokratëve. Këto janë me zë dhe me figurëdhe do të dalin. Boll me këto intriga ordinere…. Demokratët i njohin mirë, ua dinë bëmat dhe pazaret me Ramën në të shkuarën dhe të tashmen.” – mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhje.

6 Comments

  1. Llumi në PD është vetë Basha që e çoj në këtë gjendje PD ,ka 9 vjet në krye të PD dhe e ka çuar nga humbja në humbje dhe nuk ka moralin as ndergjegjen minimale me dhënë dorëheqjen dhe thotë unë jam shkolluar në perëndim. Shkolla e perëndimit nuk thotë që kur humb zgjedhjet të qendrosh në krye të PD dhe mos të mbash pergjegjësi por të japësh dorëheqjen. Luli tregoj që është sorosianë që ka shkuar në krye të PD për t’a shkatërruar dhe jo për t’a sjellë në pushtet,prandaj llumi është ai dhe jo anëtarësia e PD. Sa më shpejt të largohet aq më mirë do jetë për demokracinë shqiptare.

  2. Cfare nuk pret nga bythq..mi basha, superllum qe pa firmos fare rruan pasuri vetem qe te mbaj PD ne opozite.
    Fati Edrames me qeveris deri ne 2030 pa u shqetesu fare nga ky as mish as peshku hollandez i PD.
    Edhe pak se ka me fillu te kendoj himnin lluli se do konkuroj ne go talent po do kendoj me byth ama..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu