• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut shkaktojnë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, ARRSH zbulon akset problematike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Pastrim i rrugeve

Autoritetit Rrugor Shqiptar bën me dije përmes një postimi në facebook, se pikat e nxehta ku ka patur rënie inertesh dhe probleme në qarkullim, janë në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

ARRSh thekson gjithashtu se është bërë pastrimi i këtyre akseve, ndërkohë që apelon drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *