• |
ide | kryesore

The Economist: Qeveritë rrëzohen, ndërsa BE lufton korrupsionin

Kryesore, Lajme, Planet



Për ato që janë të shqetësuar për shëndetin e demokracisë në Europë, largimet janë përherë të mirëpritura edhe kur janë të papritura. Pas një dekade me qeveri populiste që kanë minuar sundimin e ligjit dhe kanë manipuluar shtetin në favor të tyre në Europën lindore dhe atë qëndrore, dy lider të akuzuar për manipulimin e sistemit të tyre politik u larguan në të njëjtën ditë. Zgjedhjet në Republikën Çeke duket se i kanë dhënë fund mandatit të Andrej Babis, miliarderit kryeministër, i cili është nën hetim për keqpërdorimin e fondeve të BE, një fakt që ai e mohon. Ndërkohë që në Austri, një investigim për përdorimin e fondeve të qeverisë për të blerë mbulimin pozitiv të mediave duket se ka çuar në dorëheqje kryeministrin Sebastian Kurz, megjithëse ai e mohon gjithashtu përfshirjen e tij në këtë çështje.

Një tjetër shfaqje duket se po gatuhet në Poloni, ku partia populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka shpenzuar vite duke u përpjekur të kontrollojë gjykatat duke sjell konflikt të hapur edhe me BE-në. Në 7 tetor, Gjykata Kushtetuese ngriti stekën duke deklaruar se pjesë të marrëveshjeve bazë të BE mund të jenë të ndaluara nga Kushtetuta Polake. Dhe se fjala e fundit i takon gjyqtarëve polakë dhe jo gjyaktës së BE. Një ndarje e tillë me traktatet e BE mund të detyrojë Komisionin e Europës që t’i mohojë Polonisë aksesin në 36 mld euro nga fondet e ngritura për rikuperimin nga COVID. Kjo do të ishte përballja më e madhe që BE ka brenda vetes mbi standartet minimale të demokracisë për të cilat ajo krenohet se vendet anëtare i zotërojnë. Nëse komisioni vazhdon më tej, do të shënjonte një moment kyç nga BE për të sjellë në linjë anëtarët e saj që përpiqen t’i shmangen detyrimeve dhe gjithashtu do të shënjojë një moment kyç në këtë konflikt të gjatë.

Z Kurz është 35 vjeçari “wunderkind” i cili përmes politikave të tij anti-emigracion ndihmoi veten që të shndërrohej në kryetarin e Partisë Popullore Austriake (ÖVP), ministër i jashtëm dhe më tej kancelar. Por një skandal ka hedhur dritë mbi disa shqetësime në lidhje me rrugën që ai ndoqi. Në 6 tetor policia bastisi kancelarinë, ministrinë e jashtme dhe zyrat qendrore të ÖVP. Njësia e krimit ekonomik në Ministrinë e Drejtësisë ka akuzuar partinë e tij se ka përdorur para të Ministrisë së Jashtme për të korruptuar gazetat dhe tabloidet kështu që këto të fundit të shkruajnë lajme pozitive në lidhje me z. Kurz nga 2016 në 2018. Historitë ishin bazuar në disa sondazhe që me sa duket ishin manipuluar për ta bërë të dukej ai më popullor e këto sondazhe ishin prodhuar nga një agjenci sondazhesh tejet të njëanshme.

Regjimet iliberale shpesh përdorin marketingun e shtetit për të blerë influenca në media. Disa, si fjala vjen qeveria hungareze nën qeverisjen e Viktor Orban, e bëjnë këtë haptazi. Në Austri, gjërat janë më pak të qarta, por ama ato kanë lëvizur nën një drejtim më problematik kohët e fundit. Publiciteti i qeverisë ka qenë i blerë në masë të madhe nga buxheti shtetëror që ka blerë gazetat dhe shumë prej tyre janë shqetësuar se kjo mund të influencojë mbulimin mediatik. Gjithsesi mesazhet në telefon që iu konfiskuan një kolegut të Kurz nxjerrin zbuluar një quid pro quo të panatyrshme.

Z Kurz mohon të ketë shkelur ndonjë ligj apo të ketë patur dijeni për një skemë të tillë. Ai do të vazhdojë të jetë kryetari i partisë në parlament dhe zëvendësuesi i tij si kancelar do të jetë një aleat i afërt i tij, Alexander Schallenberg. Ai edhe mund të kishte qendruar aty si kancelar, por aleati i tij në qeverisje, Partia e Gjelbër, kërcënoi se do të rrëzonte qeverinë nëse ai qëndronte. Austriakët janë tejet të polarizuar në pikëpamjet e tyre ndaj Kurz, por me gjasë ai do të provojë të vijë sërish si kancelar. Punët e tij dëshmojnë se probelmet e Europës me korrupsionin sistematik nuk janë të limituara me ish-vendet komuniste.

Në Republikën Çeke, humbja e Babis është tejet pikante pasi ai prej kohësh e mban veten si kampion të antikorrupsionit, duke pohuar se ai është i pasur dhe nuk ka nevojë që të korruptohet. Ai e ka krijuar pasurinë e tij në 1990 duke krijuar Agrofert, një konglomerat agrokulturor. Që prej futjes në politikë në 2013 ai ka qenë i hetuar nëse kompania e tij ka abuzuar me subvecionet e BE. Ky investigim tani po ndiqen nga zyra e prokurorit publik të Europës. Babis i ka vendosur aksionet e tij në Agrofert në një fond mirëbesimi, por një tjetër trup hetuesish nga BE, OLAF, ka udhëhequr një investigim më herët këtë vit që tregon lidhjet e kompanisë dhe një konflikt të hapur interesi.

Gjatë fushatës për t’u rizgjedhur sondazhet treguan Babis dhe partinë e tij ANO (“PO”) shumë pak pikë përpara. Por në 3 tetor konsorciumi i gazetarëve publikoi ato që njihen si Pandora Papers, një analizë masive e dokumenteve të kaluara fshehtas atyre. Dega e konsorciumit në Çeki, Investigace.eu, tregoi se materialet dëshmojnë se në 2009 Babis ka dërguar 22 mln USD përmes një kompanie guackë në British Virgin Islands për të blerë një vilë sekrete në Francë.

Babis shpenzoi javën e fundit të fushatës së tij një qasje alla Orban. Ai u përpoq të imitonte teknikën e Orban në lidhje edhe me kontrollin e medias; kjo pasi Agrofert ka nën kontroll publikimet me 25% të aksioneve të medias së shkruar. Por Pandora papers patën një mbulim të madh që duket se anoi kahun e peshores në këto zgjedhje. Pjesmarrja qe masive, veçanërisht mes të rinjve dhe në qytete ku opozita është më e fortë. Spolu (“Së Bashku”), një aleancë e partive të qendrës së djathtë, mori 27.8% të votave dhe ANO 27.1%. Një aleancë e Partive Pirate me një grup kryebashkiakësh dhe zyrtarë të tjerë mori 15.6%. Së bashku ato kanë fituar një mazhorancë të ngushtë në parlament pasi shumica e partive dështuan të kalojnë pragun prej 5%.

Natyrisht që Babis nuk është i mbaruar. Presidenti  Milos Zeman, një euroskeptik populist, është betuar se do ta ricaktojë atë si kryeministër përtej rezultatit duke deklaruar se ANO ka fituar më shumë vota se partitë e tjera. Por kjo përpjekje duket se sdo ketë rezultat. Gjërat po komplikohen nga fakti se Zeman u dërgua në spital në 10 tetor. Fitorja e aleancës opozitare duket se konfirmon një taktikë të ndjekur dhe në vendet e tjera me liderat populistë. Në Hungari partitë opozitare janë mbledhur bashkë përgjatë spektrit politik për të larguar z. Orban në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Por për të balancuar situatën që përshkruam u desh vendimi i 8 tetorit nga Gjykata Kushtetuese polake që në fakt ishte sfida më e madhe e sundimit të ligjit në Europë. Që prej ardhjes së saj në pushtet Partia Drejtësi dhe Ligj (PIS) është përpjekur për të kontrolluar gjykatat duke i dhënë atribute qeverisë në emërimin e gjyqtarëve dhe duke ndëshkuar ato që nuk i binden atyre (një tjetër model i huazuar nga Orban). Kjo e ka çuar Poloninë në konflikt edhe më të madh me traktatet e BE, që kërkojnë që vendet anëtare të kenë një drejtësi të pavarur. Gjykatat polake iu është ndaluar që të meren me çështje kontraversale të Gjykatës Europiane, që është shkalla më e lartë e drejtësisë në BE. Disa madje janë pezulluar apo hetuar kur e kanë thyer këtë rregull.

Komisioni Europian, që supozohet të përforcojë qendrimet e bllokut ndaj traktateve, ka qenë një polic i mirë, duke u dashur vite që të shkojnë drejt saksioneve me peshë. Por vendimi i gjykatës kushtetuese tani ka detyruar të nxjerrë në pah dhëmbët e komisionit. Gjykata vendosi në lidhje me një padi të ngritur nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki, padia kërkonte një mendim nga gjykata në lidhje me kërkesën se një pjesë të traktateteve të BE bien ndesh me Kushtetutën Polake dhe se gjyqtarët polakë në sallën e gjyqit duhet të vendosin në bazë të ligjeve polake dhe jo ato të Gjykatave Europiane.

Gjykata Kushtetuese është një zgjatim i PIS, kështu që zyrtarët në Bruksel janë të përgatitur për nëj vendim të tillë. Por sulmi i drejtëpërdrejtë ndaj BE shkoi përtej pritshmërive të tyre. Principi se ligjet Europiane janë mbi ligjet kombëtare dhe se ECJ është arbitri i çështjeve, është shpirti mbi të cilin ngrihet BE. Nëse vendet anëtare injorojnë ligjet Europiane apo i interpretojnë ato sipas interesit, projekti europian është nul. (Një goditje më e hershme u bë majin e shkuar nga Gjykata Kushtetuese, në Gjermani e cila vendosi se në një fushë si ajo e financimit të Bankës Qendrore dhe borxhit, BE e tejkaloi autoritetin e saj. Ajo gjithashtu po vazhdon të jetë një çështje në shqyrtim.)

Deklarata e parë e komisionit ishte në lidhje me rrethanat, por shumë zyrtarë mendojnë se ka ardhur koha që të jepet një përgjigje e fortë. Prandaj komisoni mund të autorizojë refuzimin e Polonisë për të marrë shumën e kërkuar nga buxheti prej 800 mln euro të krijuar si një plan rigjenerimi nga BE për ekonominë post COVID. Nga ky fond Polonia ka kërkuar 36 mld euro. Paratë i duhen për një sërë programesh sociale që qeveria është betuar të ndërmarrë dhe që e ka bekuar me emrin “Marrëveshja e Re e Polakëve”. Ky do të qe një hap i rëndësishëm që BE mund të marrë, por në fund do të rezultonte një hap në mbrojtje të Sundimit të ligjit dhe që Unioni Europian nuk mund ta shmangë si përgjegjësi.

©The Economist



4 Comments

  1. Ato qe ka bere Babis apo Kurtz jane milimetrike ne rapor me korrupsionin kilometrik te KM-se

    e megjithate BE dhe SHBA bejne veshin shurdher e syrin qorr megjithese e dine saktesisht se

    c’behet ketu. Per popullin shqiptar eshte e pashpjegueshme se si aleatet tane mbrojne dhe

    perkrahin nje regjim te korruptuar koke e kembe, qe vjedh e manipulon zgjedhjet, qe pervetson fondet

    publike , qe shperdoron talsat e qytetareve me te varfer te Europes dhe harbohet ne luks te

    shfrenuar, qe varferon popullin perdite e me teper , dhe detyron rinine shqiptare qe ne mase ti kthejne

    krahet pergjithemone atedheut te tyre.

  2. Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.

    Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh.

    Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën

  3. Ajo çfarë bën përshtypje në BE dhe SHBA është se politikanëve dhe qeverive të djathta u dalin më shumë skandale dhe probleme me korrupsionin në krahasim me ato të majta edhe pse të dyja palët jetojnë po njësoj në luks e vanitet si dhe dalin më të pasur kur mbyllin karrierën, edhe fati është selektiv…

    Sa për punën e sovranitetit të Polonisë, burokratët imbecil të Brukselit bëjnë mirë të gjejnë rrugë të mesme e ku dalin të gjithë të fituar se në të kundert BE do të rrudhet sa Beneluksi bashkë me Gjermaninë ose Francën (jo të dyja bashk)…

  4. një përgjigje për Flamur Nokën, që flet si i deleguar i Berishës, ajo është natyrisht një akuzë që përfshin çdokënd, por sidomos familjen Berisha, pasi ajo është dhe e vetmja e dokumentuar që është familjarisht nën akuzë për korrupsion, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë, nga SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *