• |
ide | kryesore

Video/ “Gjimshiti fatkeqësi, Lewandowskin e ndalim si skuadër”: Berisha do të ketë përballë makthin e portierëve

-Instant, Sport, Video



“Një mungesë goxha e madhe për skuadrën tonë, Gjimshiti është një lojtar kyç i Kombëtares, që po bën shumë mirë, si ne Kombëtare edhe në ekipin e tij. Është një fatkeqësi që na ndodhi në ndeshjen e fundit, por mendoj se edhe Veseli në ndeshjen e fundit bëri shumë mirë dhe besoj që edhe nesër skuadra duhet të jetë kompakte dhe ata që do të luajnë, do të bëjnë mirë”. Etrit Berisha, kapiteni i kuqezinjve, do të futet në fushë për të tentuar të bllokojë kapitenin e Polonisë e një prej sulmuesve më të mirë në botë, pa lojtarin më të mirë të repartit. Gjimshiti pësoi frakturë në parakrah në Budapest e do të qendrojë larg fushave për të paktën një muaj, por megjithatë portieri kuqezi e ka një ide si mund të ndalet Lewandowski: “Ai është një nga sulmuesit më të mirë tani në futboll dhe jemi të vetëdijshëm për këtë dhe duhet të mundohemi si skuadër ta ndalojmë. Nëse do ta neutralizojmë, do të jetë një sukses”.

Në Varshavë, në disfatën 4-1 kundër polakëve, të besuarit e Rejas u ndëshkuan nga gabimet individuale dhe goditjet standarde e në Tiranë piëkrisht ky aspakt duhet kuruar: “Jemi munduar që t’i ushtrojmë goditjet standarde, është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen nga goditjet standarde. Edhe me Hungarinë patëm një situatë të tillë. Duhet të punojmë edhe më shumë, por është më shumë çështje përqëndrimi sesa gjëra të tjera, kështu që besoj se edhe ditën e nesërme e dimë rëndësinë e goditjeve standarde dhe do jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën kemi pësuar nga këto goditje, por do t’i japim vëmendjen e duhur”, përfundoi Berisha që e di mirë se kjo vëmendje duhet të jepet pa shtatlartin e Atalantës, një pikë e fortë e munguar në një ndeshje vendimtare.

Kundër Polonisë nuk mjafton një barazim, jo nëse kuqezinjtë duan të ketë gjithcka në duart e tyre, për tu pozicionuar në zonën playoff. Por për të mundur skuadrën e Paolo Sousas, e vetmja që ndali në barazim Anglinë në këto eleminatore, do të jetë një mision shumë i vështirë: “Duhet të japim gjithçka nga vetja jonë, pastaj ne e dimë që po përballemi me një ekip jashtëzakonisht të fortë dhe e dimë që të gjitha rezultatet janë të mundshme. Ne duhet të jemi të fokusuar tek ato gjëra që thotë trajneri dhe e dimë që në lojën kundër tyre, kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar shumë edhe pse kemi bërë një lojë të bukur. Mund të bënim edhe më mirë për t’i evituar golat, kështu që duhet të jemi të vetëdijshëm që të bëjmë gola sa më pak dhe se kemi kualitet në ekip dhe mund ta fitojmë lojën. Gjithashtu, marrim edhe parasysh që jemi pranë tifozëve tanë, që do jetë edhe më e lehtë për ne. Presioni më i madh duhet të jetë te polakët, jo te ne”.

https://youtu.be/Dwa9IlU2_6Q



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *