• |
ide | kryesore

Xhirimi i “Squid Game”shkakton probleme serioze për regjisorin Hwand Donk-hyuk

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori Hwand Donk-hyuk ka folursë fundmi pë serialin e njohur ‘Squid Game’.

Në një intervistë , regjisori ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’. “Squid Game” nuk kishte mjaftueshëm fonde për t’u realizuar, por kur u krijuan kushtet dhe erdhi momenti për të xhiruar, Hwand e përshkruan si një nga vështirësitë më të mëdha të jetës së tij.”Xhirimet kanë qenë shumë intensive. Stresi m’u shfaq në një formë fizike. Kam humbur 6 dhëmbë gjatë atyre ditëve. Ende nuk i kam zëvendësuar. Kam nevojë për implante, por nuk kam pasur kohë”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Hwand shpjegoi se si i lindi ideja e serialit.”Duke u shndërruar në një të rritur, pyeta veten si do të ishte të ktheheshim edhe njëherë në lojërat e fëmijërisë? Kjo është një histori për humbësit, ata që luftojnë me sfidat e jetës së përditshme dhe mbeten pas, ndërsa fituesit triumfojnë. Është gjithashtu një histori personale. Dy personazhet kryesorë, Seong Gi-hun dhe Cho Sang-Woo, kanë emrat e dy shokëve të mi të fëmijërisë që janë klonët e mi të brendshëm. Ashtu si Gi-hun, unë u rrita nga një nënë beqare në një mjedis me probleme financiare në Ssangmun-dong. Ashtu si Sang-Woo, unë shkova në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe e gjithë lagja ime ishte krenare për mua dhe kishte pritshmëri të larta nga unë”, shpjegoi regjisori. “Squid Game”,është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash por nëse humbin në lojë, humbin jetën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *