• |
ide | kryesore

35 raste të reja me Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Arkiva



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2.193 testime, prej të cilëve 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Gjithashtu autoritet shëndetësore raportojnë 79 qytetarë janë shëruar në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156.412 persona.

Sakaq që nga fillimit i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

 

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051″, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *