• |
ide | kryesore

Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, SPAK çon dosjen në Gjykatë

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të arrestuar për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në ngarkim të të pandehurave dhe e ka dërguar çështjen në gjykatë. Të gjithë të akuzuarit për çështjen e korrupsionit në tenderin e uniformave të policisë në Ministrinë e Brendshme, që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera, tashmë do të përballen me akuzat në GJKKO.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari së bashku me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali akuzohen “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Më 10  korrik, SPAK hyri në  Ministrinë e Brendshme dhe atë ditë u arrestua ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *