• |
ide | kryesore

“Arbitri me dy standarde, tifozeria unike në Europë”: Reja i zhgënjyer vetëm me rezultatin

-Instant, Sport



“Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm”. Edoardo Reja nuk e fsheh mërzinë për një ndeshje të humbur që u komplikua ende pa filluar mirë, me aq shumë lojtarë të dëmtuar e infektuar me Covid: “Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë peshojnë për ekipin. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen”.

Tekniku italian nuk e shpëton përfaqësimin e arbitrit Turpin, pavarësisht se e pranon se nuk ishte vendimtar: “Ne bëmë faullin e parë me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë, ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët sidomos me Poloninë kemi vuajtur, nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësues në mesfushë. Edhe Bare humbi topin e Lenjani që gaboi, kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte”.

76 vjecari pavarësisht reagimit të një pjese të tifozëve që solli pezullimin e ndeshjes për 15 minuta, mban shtrënguar mbështetësit e tij: “Komplimente njerëzve. Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, përfundoi Reja.



2 Comments

  1. Turpe per ty si trajnjer lujtem shume dobet Turpe per ata Talibane Turqe qe hodhen shishe dhe sends ne fushe dhe fishkelluane himin komtare te Polandes.. Raja bashke me Armando Duken duhet shkarkuare keta dy njerze duhet te largohen nga komtarja

    1. Po, turp per sjelljen e tifozeve per dy gjestet qe permend. Po turp per ty qe kerkon doreheqjen e Rejes, i cili ka krijuar nje ekip jo nga hici, por nga katastrofa ku e la Panuci. Nje ekip qe me ndeshjen qe luajti ne Poloni, pavaresisht humbjes, dha nje spektakel qe nuk di ta kete dhuruar ndonjehere kombetarja. Nje ekip qe per here te pare mblodhi kaq pike ne grup, por qe mbi te gjitha eshte ekip. Gjynah qe i mohon punen nje njeriu, qe ka ngritur nje ekip dhe emocionon, per me teper ne moshen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *