• |
ide | kryesore

Detaje/ Si e sollën trafikantët kokainën në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbardhen nga sasia e kokainës i kapur sot në Portin e Durrësit, e cila është gjetur sërish në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Është e pesta herë radhazi, që nga muaji korrik i këtij viti, që policia kap sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga kontenierët e kësaj kompanie.

Ditën e sotme, policia njofton se ka sekuestruar sasinë prej 10 kg e 185 gramë kokainë, që siç raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj, trafikantët e kishin fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të kontenierëve me banane.

Gazetarja Haxhiaj thekson se kontenierët kanë mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Haxhiaj se të gjithë kontenierët që mbërrijnë për llogari të kësaj firme, i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal, që vijon të sjellë në vendin tonë sasi të ndryshme kokaine me kontenierë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *