• |
ide | kryesore

Elon Musk ironizon publikisht Jeff Bezos

-Instant, F1, Paparazzi



Pasuria personale e Elon Musk tani është 222 miliardë dollarë, duke ruajtur vendin e parë si personi më i pasur në botë dhe duke zgjeruar hendekun me vendin e dytë që e mban Jeff Bezos. Bezos e ndjek Musk me një pasuri prej 191.6 miliardë dollarë.

Musk dhe Bezos – dy njerëzit më të pasur në tokë – janë përfshirë në një garë miliardere në hapësirë dhe veç kësaj, garojnë edhe për vendin e parë si njeriu më i pasur në botë. Por duket se rritja e pasurisë së Musk në një kohë rekord e la shumë pas Bezos. Dhe Musk nuk kishte si ta humbte rastin për të ironizuar publikisht Bezos.

Bezos publikoi një postim në Twitter, ku përkrah një artikulli të vjetër në gazetë që fliste për dështimin e afërt të idesë së tij, ai shkruante:

“Dëgjoni dhe jini të hapur, por mos lejoni që dikush t’ju thotë kush jeni. Kjo ishte vetëm një nga historitë e shumta që na tregonin të gjitha mënyrat se si do të dështonim. Sot, Amazon është një nga kompanitë më të suksesshme në botë dhe ka revolucionarizuar dy industri krejtësisht të ndryshme.”

Poshtë këtij postimi, Musk komentoi një emoji me medaljen e vendit të dytë, duke theksuar se Bezos qëndron pas tij.

Një koment që është marrë në formë shakaje nga shumë ndjekës të tyre, por nuk dimë si e ka interpretuar Bezos, i cili ka preferuar të mos e komentojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *